Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Statistika e MPB-së për migracionin – shqetësuese apo inkurajuese?

Foto: BGNES

Në fund të vitit 2018 Ministria e Punëve të Brendshme /MPB/ publikoi të dhëna të fundit për migracionin në Bullgari. Tema është e ndjeshme, disa shifra bëjnë përshtypje të madhe dhe statistika jep shkas për komente të ndryshme – disa janë shqetësuese, disa të tjera – inkurajuese. 

Gjatë vitit 2018 në vendin tonë kanë hyrë në mënyrë të paligjshme gjithsej 1807 migrantë. Ky është një numër relativisht i vogël në krahasim me dy vitet e kaluara, sepse gjatë vitit 2017 të ndaluarit ishin 2 989, ndërsa gjatë 2016-ës – 18 844. Fakti se Bullgaria vazhdon të jetë objekt i një presioni të paligjshëm të migracionit është vetvetiu shqetësues. Mirëpo, pa dyshim presioni po ulet me tempe të shpejta.

Presioni nga Bullgaria drejt BE-së po vazhdon, por gjithashtu me tempe relativisht më të vogla. Gjatë 2017-ës numri i të arrestuarve në hyrjen e vendit (743) tejkalon dy herë numrin e të arrestuarve në daljen e vendit (445), ndërsa gjatë 2018-ës arrestimet në hyrjen e vendit (648) janë të barabarta me arrestet në dalje (632). Barazimi i numrit të ndalimeve në hyrje me atë në dalje është një shenjë se në dallim të disa viteve të kaluara numri i migrantëve të paligjshëm në vend mbetet relativisht  i pandryshuar.

Sipas disa vëzhguesve gardhi i shtrenjtë në kufirin me Turqinë nuk e ndalon presionin e migracionit. Ata citojnë faktin se një pjesë e madhe e hyrjeve të paligjshme janë përmes kufirit të gjelbër, megjithëse pikërisht ky gardh duhet të na mbrojë. Në të vërtetë, prej gjithsej 648 të kapurve në hyrje 405 janë ndaluar pikërisht në kufirin e gjelbër, pasi e kanë përballuar gardhin dhe vetëm 243 kanë bërë provë për të hyrë përmes pikëkalimeve kufitare. Kjo vërejtje shqetësuese i ka arsyet e veta, por duhet të bëjmë pyetjen se pse ky raport nuk ishte i njëjtë, kur ky gardh mungonte në kushtet e presionit të fuqishëm të migracionit para disa vitesh.

Statistika e migracionit e MPB-së për vitin e kaluar tregon gjithashtu se struktura e presionit të migracionit  drejt Bullgarisë ruhet dhe se ai vjen nga tri vende, ku nuk ka konflikte ushtarake. Edhe gjatë vitit 2018 migrantët e ndaluar të paligjshëm kanë ardhur kryesisht nga Afganistani (47.5 për qind) dhe Iraku (26.6 për qind), ndërsa sirianët kanë qenë vetëm 10.2 për qind.

Ndryshimet e sasisë në statistikën e migracionit shkaktojnë probleme me karakter të ndryshëm. Vëzhgohen ikje në masë nga qendrat e vendosjes së refugjatëve. Vetëm gjatë javës së parafundit të dhjetorit nga këto qendra kanë ikur 84 veta, derisa për të njëjtën kohë 59 veta kanë marrë statusin e qëndrimit zyrtar legal. Kapaciteti i përgjithshëm i vendeve për strehim pranë Agjencisë së Refugjatëve është 5190. Në fund të dhjetorit atje ka pasur vetëm 523 veta, që do të thotë se në fakt përdoret vetëm 10 për qind prej kapacitetit të tyre. Në qendrat e strehimit të migrantëve pranë MPB-së, të cilat janë të tipit të mbyllur, në fund të dhjetorit ka pasur vetëm 186 veta, ndërsa kapaciteti i tyre është për 700 veta, ose përdorueshmëri 26 për qind. Në sfondin e realiteteve të reja autoritetet e migracionit herët, ose vonë do të duhet të vendosin nëse kapaciteti për pranim të migrantëve të mirëmbahet në nivelet e siguruara për përballimin e fluksit nga Lindja e Mesme drejt Evropës Perëndimore. Ky vendim do të merret në kontekstin e politikës së re të migracionit të BE-së. Në debatet për një politikë të tillë Bullgaria mbronte tezën se ka nevojë për një kontroll të fuqishëm në kufijtë e jashtëm të BE-së, se nuk është e pranueshme që Evropa Perëndimore t’i kthejë migrantët e paligjshëm në shtetet e BE-së, ku ata janë regjistruar për herë të parë dhe se përpjekjet duhet të përqendrohen kryesisht te përballimi i shkaqeve për migracionin në shtetet, të cilat janë burim i këtij migracioni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD