Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Kryeministri Borisov

Bojko Borisov: Duam një komisonar për sigurinë kibernetike dhe administrimin e teknologjive të informacionit

Bullgaria këmbëngul për siguri kibernetike dhe administrim të teknologjive të informacionit në Komisionin e ri Evropian. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov në një koment me rastin e një publikimi në gazetën “Politiko” se Bullgaria do një..

botuar më 19-08-23 5.47.MD
Maja Shipka

Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë në festimin e përvjetorit të 142 të Epopesë së Shipkës

Ditën e shtunë, më 24 gusht, Kreu i Shtetit Rumen Radev do të marrë pjesë në shënimin solemn të përvjetorit të 142 të Epopesë së Shipkës gjatë Luftës Ruso-Turke (1877-1878). Beteja tek gryka malore Shipka në Stara Pllanina gjatë verës së vitit 1877 ka..

botuar më 19-08-23 5.20.MD

Në kryeqytet u shënua Dita kushtuar viktimave të regjimeve totalitare

Në kryeqytet u shënua Dita kushtuar viktimave të regjimeve të ndryshme totalitare: nacional-socialiste, komuniste etj. Para Memorialit të viktimave të regjimit komunist pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes përvjetori u shënua nga..

botuar më 19-08-23 3.50.MD