Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Kryeprokurori Cacarov

Kryeprokurori dhe zëvendësi i tij zhvilluan takim në “Eurojust”

Prokurori i përgjithshëm Sotir Cacarov dhe Zv.Kryeprokurori Ivan Geshev zhvilluan një takim pune në Hagë me Presidentin e “Eurojust” Ladislav Harman. Temat kryesore të bisedimeve kanë qenë bashkëpunimi në kundërvënien e kriminalitetit të organizuar..

botuar më 19-09-20 10.53.PD
Bankа Popullore Bullgare

Tendenca pozitive në investimet e drejtpërdrejta në Bullgari deri në korrik

Investimet e drejtpërdrejta në Bullgari për 7 muajt e parë të 2019-ës janë me vlerë 532,7 mln. euro, tregojnë të dhënat paraprake të Bankës Popullore Bullgare. Fluksi neto i investimeve të personave të huaj në prona të paluajtshme në Bullgari deri..

botuar më 19-09-20 10.20.PD
Atanas Temellkov

“Upgrade”-i i padrejtë – arsyeja për sulmin e suksesshëm të bazës së të dhënave të institucionit tatimor

“Kodi PIK, i cili i jepet secilit klient të sistemit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave është mbrojtja më e dobët e mundshme”, tha kryetari i Agjencisë shtetërore “Qeverisja Elektronike” Atanas Temellkov para komisionit të përkohshëm në..

botuar më 19-09-19 7.29.MD