Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Gjykata liroi para afatit australianin e dënuar për vrasje Jock Palfreeman

Australiani, i cili vuante dënim 20-vjeçar me burg për vrasjen me thikë të studentit Andrej Monov, ishte liruar para afatit me vendim të Gjykatës së Apelit të Sofjes. Krimi ishte kryer në qendrën e Sofjes në natën e 28 dhjetorit 2007. Gjatë..

botuar më 19-09-19 7.08.MD
Ministri i Kulturës Boill Banov

Gjermania i ktheu Bullgarisë 202 zbulime të vjedhura arkeologjike

Gjermania i ktheu Bullgarisë nëpërmjet Ministrit të Kulturës Boill Banov 202 zbulime të vlershme arkeologjike. Banov i pranoi zbulimet kulturore në një ceremoni të posaçme në Ambasadën Bullgare në Berlin. Zbulimet prej metali janë nga koha romake. Ato..

botuar më 19-09-19 5.44.MD

Gazetarët nga programi “Horizont” i BNR-së kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të radios

Në dëgjim në Këshillin për Mediat Elektronike gazetarët nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare kërkuan dorëheqjen e drejtorit të medias Svetosllav Kostov dhe të Këshillit të saj Drejtues. Kërkesën e tyre kolegët e argumentuan me..

botuar më 19-09-19 5.06.MD