Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë u prezantuan denjësisht në Ballkaniadën e informatikës

Me 3 medalje - të artë, të argjendtë dhe të bronztë dhe me fletëlavdërim u kthyen nxënësit nga skuadra kombëtare bullgare e informatikës, të cilët morën pjesë në Olimpiadën Ballkanike të zhvilluar në Athinë. Martin Kopçev nga klasa e nëntë e..

botuar më 19-09-16 3.06.MD

Bullgaria dhe Norvegjia po bashkojnë përpjekje për të ndihmuar vendet е Ballkanit Perëndimor

Në takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Sofje, ministret e punëve të jashtme të Bullgarisë - Ekaterina Zaharieva dhe të Norvegjisë - Ine Sjorejde u morën vesh që të dyja palët të punojnë për të ndihmuar vendet nga Ballkani Perëndimor. Ato do..

botuar më 19-09-16 2.47.MD

Inflacioni në Bullgari mbetet në nivelin tij të korrikut

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë se gjatë gushtit të vitit 2019 çmimet e konsumit janë rritur pak – 0,1% në krahasim me muajin korrik. Inflacioni mesatar vjetor është 2,9% - që do të thotë se sipas llogaritjeve mbetet nën..

botuar më 19-09-16 1.47.MD