Indeksi global i pasaportave, Bullgaria e 19 në botë

Foto: BGNES

Kompania Henley & Partners me seli në Londër botoi të dhënat e aktualizuara të indeksit të pasaportave, i cili pasqyron kufizimet dhe lehtësimet që i kanë shtetasit me pasaporta të ndryshme gjatë udhëtimit në botë.

Në të Bullgaria ndodhet në vendin e 19-të me mundësitë e saj për udhëtime pa viza në 169 shtete. Vitin e kaluar vendi ynë renditej në 20-in, bashkë me Rumaninë, me akses të lirë në 156 shtete. Në krye të kësaj renditjeje është Japonia, shtetasit e së cilës mund të vizitojnë vetëm me pasaportat e tyre 190 shtete. Në vend të dytë janë poseduesit e pasaportave të Koresë së Jugut dhe Singaporit, të cilat nuk kanë nevojë për vizë në 189 shtete.

Lideri i deritanishëm me mobilitet global më të madh Gjermania humbi dy pozicione dhe tani është në vend të tretë bashkë ne Francën, dhe shtetasit e tyre mund të hyjnë lirisht në 188 shtete. Në fund të renditjes janë Iraku dhe Afganistani, pasaportat e të cilëve sigurojnë mundësi për udhëtim në 30 shtete në botë.


Më shumë nga rubrika

Lidija Shuleva

Fillon fushata “Të kemi sukses në Bullgari”

Dhoma industriale dhe tregtare Gjermani-Bullgari bashkë me organizata të tjera të biznesit dhe dhomat tregtare franceze, italiane, austriake, rumune dhe suedeze në Sofje do të punojnë për kapërcimin e pritjeve negative në shoqërinë tonë të lidhura..

botuar më 19-09-19 12.49.MD
Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov

Ministri Karakaçanov: “Jo vetëm Rusia kryen veprimtari të inteligjencës në Bullgari”

Lidhur me ashtuquajturin “skandal të spiunimit”, në të cilin kryetari i lëvizjes “Filorusët” në Bullgari ishte akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se kundërinteligjenca..

botuar më 19-09-19 9.58.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti bullgar me kushte për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti Rumen Radev   shprehu shqetësim  nga mungesa e përparimit në punën e Komisionit të përbashkët mbi çështjet historike dhe arsimore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përpara anëtarëve bullgarë të Komisionit Radevi theksoi se Sofja..

botuar më 19-09-18 5.52.MD