Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pozita dhe opozita po mobilizohen për zgjedhjet e ardhshme

Foto: dnevnik.bg

Partia më e madhe në koalicionin qeverisës – GERB dhe partia më e madhe opozitare – Partia Socialiste Bullgare ndezin motorët për zgjedhjet e ardhshme akoma gjatë këtij muaji, shkruan gazeta “Dnevnik”. Në mbledhjen kombëtare më 20 janar në Sofje udhëheqja qendrore e GERB-it do t’ua japë strukturave qendrore udhëzime për zhvillimin e zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin Evropian, siç edhe për zgjedhjet vendore. Një javë më vonë – më 26 janar në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje kongresi i Partisë Socialiste Bullgare do t’i miratojë platformat partiake për zgjedhjet evropiane dhe për zgjedhje eventuale (të parakohshme) parlamentare. Në të dy partitë detyra më e ngutshme është përcaktimi i listës së kandidatëve për deputetë evropianë. Kjo do të bëhet në strukturat vendore, por renditja përfundimtare - në Komitetin Ekzekutiv të GERB-it dhe përkatësisht në Zyrën Ekzekutive të Partisë Socialiste.

Në GERB që tani pritet se në krye të listës do të jetë Eurokomisionerja aktuale Maria Gabriel, kurse ndër socialistët ka tension lidhur me këtë çështje. Sipas informacionit jozyrtar Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev nuk do të jetë në krye të listës dhe tani për tani flitet se do të kërkohen kandidatë të pavarur.

Pritet se më 20 janar udhëheqja qendrore e GERB-it do t’i ngarkojë strukturat vendore me pasqyrën e anëtarëve aktivë të partisë dhe me zhvillimin e trajnimeve për anëtarë të seksioneve rajonale dhe qendrore të komisioneve zgjedhore. Detyra e tyre do të jetë që të “luftojnë” lajmet e rreme, duke ofruar informacion për veprimet reale të qeveritarëve. Për zgjedhjet evropiane partia do të hapë një fushatë me moto “Evropa në shtëpinë tonë”, e cila do të informojë njerëzit për këtë se çfarë është bërë në Bullgari falë solidaritetit evropian.

Shtabi zgjedhor kombëtar i Partisë Socialiste Bullgare tashmë ka hartuar projekt për platformë për zgjedhjet evropiane. Në të socialistët deklarojnë se janë kundër “Evropës së dy shpejtësive” dhe insistojnë për pjesëmarrje më të madhe të njerëzve të rinj në vendimet për të ardhmen e Kontinentit të Vjetër. Platforma do të diskutohet në Këshillin Kombëtar të Partisë këtë të shtunë dhe varianti i saj përfundimtar do të miratohet në kongresin e 26 janarit. Pritet se atëherë do të votohet dhe një dokument tjetër: “Vizioni për Bullgarinë”. Në të do të përfshihen dhe propozimet e organizatave joqeveritare dhe qytetarëve dhe ideja është që ai të përdoret si platformë zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sipas studimit të fundit të agjencisë “Alfa Research” në zgjedhjet për Parlamentin Evropian gjatë majit GERB do të marrë 37.2% të votave, kurse Partia Socialiste – 34.3%. Analistët e pavarur komentojnë se përveç zgjedhjeve për Parlament Evropian dhe për pushtet vendor, është e mundshme që të zhvillohen dhe zgjedhje parlamentare, por mendojnë se kjo do të varret më së shumti nga rezultatet në zgjedhjet evropiane.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po përpiqet të kufizojë bixhozin Parlamenti rumun miratoi një ligj që ndalon sallat e lojërave të fatit në vendbanimet me deri në 15 000 banorë, njoftoi Digi24. Ky është një kompromis në krahasim me projektin fillestar ambicioz të..

botuar më 24-04-12 1.19.MD

Nën 40% janë ata që dëshirojnë të votojnë për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

37.4% e bullgarëve do të votonin në zgjedhjet parlamentare nëse ato do të mbaheshin në fillim të prillit. 34.2 për qind do të merrnin pjesë në zgjedhjet për eurodeputetë, sipas një sondazhi përfaqësues të “Gallup International Balkan”, të kryer për..

botuar më 24-04-12 9.43.PD

Qeveria e përkohshme u betua në parlament

Presidenti Rumen Radev nënshkroi dekretin për emërimin e qeverisë së përkohshme të propozuar nga Dimitër Gllavçev, i cili u propozua për kryeministër, sipas paragrafit 5 të nenit 99 të Kushtetutës. Presidenti caktoi zgjedhjet për eurodeputetë dhe..

botuar më 24-04-09 9.47.PD