Bullgaria propozon që diskutimi për Paketën e Mobilitetit 1 të shtyhet në parlamentin e ardhshëm evropian

Kryeministri Borisov
Foto: BGNES

Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi situatën e lidhur me Paketën e Mobilitetit 1 në bisedë telefonike me Kryetarin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Duke pasur parasysh votimin e fundit të teksteve të kësaj pakete në Komisionin për çështjet e transportit në Parlamentin Evropian, në të cilin dy prej tri raporteve ishin hedhur poshtë, kryeministri bullgar insistoi për shtyrjen e shqyrtimit të kësaj teme në parlamentin e ardhshëm, pas zgjedhjeve për deputetë evropianë.

Propozimi bullgar do të prezantohet akoma një herë para Antonio Tajanit në Bruksel nga Ministri i transportit Rosen Zheljazkov, i cili do t’ia shpjegojë të gjitha rezervat e shtetit tonë të lidhura me raportet e hedhura poshtë dhe me procedurat e votimit të tyre në PE.


Më shumë nga rubrika
Zëvendësministrja Rusinova

Bullgaria është gati të fillojë bisedime me Britaninë e Madhe për një marrëveshje dypalëshe sociale

Bullgaria ka gatishmëri të fillojë bisedime me Britaninë e Madhe për firmosje të një marrëveshjeje bilaterale sociale, në se Mbretëria e Bashkuar largohet nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje. Qëllimi është që të mbrohen bullgarët, të cilët jetojnë..

botuar më 19-01-22 7.03.MD

Ministria e Drejtësisë propozon të hiqet mundësia për shtetësi kundrejt investimeve

Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Ligjin për shtetësinë bullgare, përmes të cilit të hiqet mundësia   për marrjen e shtetësisë bullgare mbi bazë investimesh dhe të përsosen kërkesat ndaj kandidatëve për shtetësi. Propozohet të aplikohet..

botuar më 19-01-22 5.52.MD

Ministritë e mjedisit të Bullgarisë dhe të Serbisë nënshkruan Memorandum për mirëkuptim

Ministri i Mjedisit dhe i Ujit Neno Dimov i cili është për vizitë në qytetin serb Dimitrovgrad, u takua me Ministrin e Mbrojtjes dhe të Mjedisit të Republikës së Sërbisë Goran Trivan. Në kuadrin e takimit u firmosën një Memorandum për mirëkuptim..

botuar më 19-01-22 5.14.MD