Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ortek vrau dy të rinj në Pirin

Foto: arkiv

Dy të rinj vdiqën pasi u mbuluan nga një ortek në malin Pirin të Bullgarisë Jugperëndimore. Pas një aksioni shpëtimtar, që vazhdoi disa orë, ishin gjetur trupat e tyre në një rajon, i cili shpeshherë përdoret si trase nga të ashtuquajturat “freeriders”. Të vdekurit janë të rinj nga Sofja dhe kanë bërë rrëshqitje ekstreme në rajonin e majës Todorka. Në rajon ishte shpallur shkalla më e lartë e rrezikut nga ortekët, deklaroi Shërbimi i Shpëtimit Malor. Ai u bëri thirrje të gjithë adhuruesve të malit që të mos lëvizin në rajonet e shpallura në sajtin e Shërbimit të rrezikshme.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Ministrisë së Energjisë

Bullgaria do të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..

botuar më 24-04-24 6.08.MD
Bojko Borisov

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..

botuar më 24-04-24 4.14.MD