Filluan festimet në Plovdiv – Kryeqytetin evropian të kulturës

Foto: plovdiv2019.eu

Nga 11 deri më 13 janar qyteti i Plovdivit me festime në ambient të hapur dhe në ambient të mbyllur shënon çeljen e projektit “Plovdivi – Kryeqyteti evropian i kulturës 2019”.

Theksi do të jetë një program me muzikë, kërcime dhe shfaqje me drita në mbrëmjen e 12 janarit. Në të do të marrin pjesë mbi 200 kukerë (kërcimtarë të maskuar nga folklori bullgar), fyelltari Teodosij Spasov dhe këngëtarja popullore Valja Ballkanska, e njohur botërisht me këtë se një këngë bullgare e interpretuar prej saj është përfshirë në pllakën e artë të gramofonit që fluturon në kozmos me anijet kozmike amerikane Voyager 1 dhe Voyager 2.

Këngëtarja e famshme franceze me prejardhje bullgare Silvi Vartan dërgoi një mesazh video, me të cilin e përshëndes Plovdivin. Ai është qyteti i parë bullgar i zgjedhur për “Kryeqytetin evropian të kulturës”.