Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Zyrtarizohet emri “Republika e Maqedonisë së Veriut”

Foto: BGNES

Pas amendamenteve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi në Shkup, Republika e Maqedonisë tashmë zyrtarisht quhet Republika e Maqedonisë së Veriut. Në sfondin e protestave me një mazhorancë të brishtë parlamenti miratoi emrin e ri – gjë, e cila është kyçi i shtetit për anëtarësi në NATO dhe në BE. Partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila është kundër marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit, bojkotoi votimin dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme. Bashkimi Evropian dhe NATO-ja përshëndetën ndryshimet e votuara. Sipas fjalëve të komisiononerit evropian për çështjet e zgjerimit Johannes Hahn, me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës para të rinjve në shtet hapen shumë mundësi.


Krizë qeveritare në Greqi për shkak të Marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Foto: BGNES

Për shkak të mosmarrëveshjeve të lidhura me marrëveshjen ndërmjet Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë ministri i mbrojtjes Panos Kamenos, i cili është lideri i “Grekëve të Pavarur” – partnerët e koalicionit të partisë qeverisëse Siriza, dha dorëheqje. Dorëheqjet e tyre i dorëzuan dhe ministra dhe zëvendësministra të tjera nga “Grekët e Pavarur”. Kryeministri Alexis Tsipras shpalli se do të kërkojë votëbesimin e qeverisë, kurse kryetari i parlamentit Nikos Vucis komentoi se kërkesa e Tsiprasit mund të debatohet të martën dhe të votohet të mërkurën.


Rumania mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian

Foto: BGNES

Rumania zyrtarisht për herë të parë mori Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në një moment, në të cilin Britania e Madhe pritet se do të dalë nga Bashkimi dhe do të zhvillohen zgjedhjet për deputetë në Parlamentin Evropian. Ceremonia zyrtare e çeljes së Presidencës u zhvillua në sfondin e protestave në Bukuresht me moto “E duam Evropën, jo diktaturën”. Shteti po ndodhet në krizë politike, për shkak të së cilës në fundin e vitit të kaluar Brukseli kishte shprehur dyshime rreth gatishmërisë së Rumanisë për të qenë në krye të Bashkimit Evropian. Kryeministrja Viorika Dançila (Viorica Dăncilă) është e bindur se shteti i saj është gati për këtë përgjegjësi dhe sipas saj Presidenca rumune do të jetë në favor të vetë Rumanisë dhe të BE-së.


Protestat në Serbi kundër presidentit Aleksandër Vuçiç

Foto: BGNES

Në Serbi po vazhdojnë protestat me kërkesë për dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë. Të shtunën (12 janar) pavarësisht nga erra e fortë dhe të ftohtit mijëra protestues dolën në rrugët e Beogradit, Novi Sadit dhe qyteteve të tjera me kërkesa për liri mediatike, demokraci dhe ndalimin e represioneve kundër përfaqësuesve të opozitës. Protestat filluan para gjashtë javëve pas rrahjes së një politikani të opozitës gjatë nëntorit.


Rumania, Greqia dhe Serbia janë ndër dhjetë shtetet më mikpritëse në botë për vitin 2018

Foto: BGNES

Sipas sajtit „Booking.com“ tri nga shtetet-fqinje të Bullgarisë renditen në dhjetëshen e parë të vendeve më mikpritëse në të gjithë botën. Lista e të parëve duket kështu: Austria, Çekia, Polonia, Zelanda e Re, Tajvani, Rumania, Hungaria, Irlanda, Serbia, Greqia. “Imazhi më i mirë i Serbisë në botë e krijojnë jo politikanët, por njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk e kanë harruar mikpritjen e dhe sjelljen e njerëzishme ndaj mysafirit”, komentojnë lajmin në valët e radios së Beogradit B-92.


Në Turqi viti 2019 është viti i shkrimtarit Sabahattin Ali

Foto: asianreviewofbooks.com

Shtëpitë botuese turke e shpallën vitin 2019 për vitin e shkrimtarit dhe poetit Sabahattin Ali – një nga themeluesit e letërsisë moderne turke, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ali ka lindur në vitin 1907 në qytetin e sotëm bullgar Ardino, në qarkun e Kërxhalit. Ka studiuar në Stamboll dhe pastaj ka punuar si mësues. Veprat e tij të para i ka shkruar akoma në shkollë. Shumë të njohura janë romanet e tij “Yusuf nga Kuyucaku” dhe “Djalli në ne”. Për shkak të kritikave të shumta të regjimit turk dhe bindjeve politike Ali ka fituar urrejtjen e autoriteteve. Është arrestuar shumë herë dhe ka qëndruar në burg. Është vrarë afër kufirit bullgaro-turk në vitin 1948 në moshën 41 vjeç. Kjo mbetet një nga vrasjet politike në rrethana më të paqarta në Turqi. Veprat e Alit dhe fati i tij tragjik janë objekt i interesit të madh bile përtej kufijve të atdheut të shkrimtarit.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD