Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shitjet e automobilave të rinj në Bullgari shënojnë rritje

Foto: arkiv

Pas tashmë katër muajve me radhë shënohet ulje e shitjeve të automobilave të rinj në vendet e BE-së, ndërsa në Bullgari vëzhgohet rritje e kërkimit me 9.9%. Vitin e kaluar janë blerë mbi 30 000 automobila të rinj. Sipas të dhënave të “Policisë Rrugore” në vend janë regjistruar 24 212 vetura dhe 9537 furgonë, ose gjithsej 33 749. Në përgjithësi ka rritje të shitjeve në 17 prej 27 vendeve të BE-së. Ajo është më serioze në Lituani (25.4%), Rumani (23.1%) dhe Kroaci (18.7%). Marka më e përhapur automobilistike në Evropë mbetet Volkswagen me pothuajse 1.70 mln shitje dhe rritje të furnizimeve prej 3.2 për qind. Pas kësaj janë Renault - afro 1.09 mln (-3.9%) dhe "Ford”me pothuaj 975 mijë (-2.3%).



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD