Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas Presidentit Radev situata në Bullgari është e errët dhe do të ketë zgjedhje të parakohshme

Foto: BTA

Në një konferencë shtypi në Sofje Presidenti Rumen Radev paraqiti raport për vitin e dytë të mandatit të tij, duke e vënë theksin te disa momente kryesore prej veprimtarisë së vet në plan ndërkombëtar dhe të brendshëm. Kreu i Shtetit bëri të ditur se gjatë vitit 2018 qeveria ka demonstruar një stabilitet të rremë, ndërsa Presidenca ka qenë barriera e fundit para ligjeve lobiste të pushtetit. Z. Radev paraqiti një situatë të mjerë në vend:

"Bullgaria gjendet në një moment kritik të zhvillimit të saj. Para një viti në këtë sallë deklarova para juve se shoqëria jonë duhet të mbrojë të drejtat e veta demokratike dhe lirinë e fjalës dhe të luftojë për aplikimin e superioritetit të ligjit. Për fat të keq demokracia bullgare po i humb shumë shpjet pozitat e veta. Liria e fjalës është objekt përndjekjeje. Zërat e fundit kritikë në eterin bullgar dhe profesionistët e shquar shtypen me instrumentet e pushtetit. Besimi në Parlament arriti një nivel shumë të ulët. Gjithnjë e më shumë ligje ndryshohen duke iu shmangur debatit në shoqëri. Procesi ligjvënës është i paparashikueshëm dhe eliminon pjesëmarrjen e qytetarëve. Legjislacioni lobist e zëvendëson në mënyrë kategorike interesin e shoqërisë. Ulja e besimit dhe kundërshtimet në koalicion bllokojnë mundësitë për reforma konstruktive.

Presidenti kritikoi hapur qeverinë, sepse harxhon në mënyrë jotransparente paratë e buxhetit, ka shkaktuar një tendencë të qëndrueshme të pakësimit të investimeve të huaja, e ka shpërfillur konkursin për blerjen e gjuajtësve të rinj, që ka çuar në fitoren e lehtë të SHBA-së.

Në këtë kontekst Presidenti Rumen Radev theksoi se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme është i detyrueshëm dhe se ai do ta përkrahte politikisht çdo një projekt politik, në qoftë se ai punon për modernizimin e vendit. Kreu i Shtetit tha në përfundim:

"Jam duke formuar një Këshill për Zhvillimin Strategjik të Bullgarisë, me pjesëmarrjen e intelektualëve dhe të specialistëve me kualifikim të lartë. Ai do të duhet të përpunojë dhe të propozojë një alternativë të bllokimit institucional, të pezullimit ekonomik dhe ideor në të cilin gjendet vendi. Përbërja e Këshillit do të shpallet me një urdhër në kuadrin e disa ditëve. Vendi ka nevojë për ide të reja. Bullgarisë i nevojitet talenti, puna dhe guximi i të gjithë bullgarëve – te ne dhe jashtë shtetit. Do të ketë zgjedhje, do të ketë muaj të vështirë. Besoj se së bashku do ta nxjerrim Bullgarinë në rrugën e demokracisë dhe prosperitetit."

Kishte replika të ashpra kundër kritikave të Kreut të Shtetit nga ana e qeverisë. Ministri i Financave Vlladisllav Goranov siguroi se asnjë lev prej të të ardhurave për vitin 2018 nuk ka qenë jotransparent dhe nuk ka tejkaluar shpenzimet e parashikuara me ligjin vjetor për Buxhetin Shtetëror. Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov e përgënjeshtroi pohimin për pakësimin e investimeve, duke deklaruar se para disa vitesh në Bullgari kanë ardhur investitorë për shkak të krahut të lirë të punës ndërsa tani – për shkak të stabilitetit të saj financiar dhe makroekonomik dhe kuadrove të kualifikuar. Me rastin e kritikës për dëshirën tonë për t’i blerë gjuajtësit amerikanë F-16, Ministri i Mbrojtjes Kkrasimir Karakaçanov komentoi: “Deri tani aviacioni bullgar fluturonte në krahët e iluzioneve, në qoftë se ne e nënshkruajmë marrëveshjen me SHBA-në, do të fluturojmë në krahët e avionit më të mirë.

Kritikat e Presidentit koincidojnë me fillimin e fushatës paraelektorale për eurodeputetë dhe kishte jehonë të madhe në hapësirën e mediave. Gazeta “Dnevnik” shënoi në numrin e sotëm se për herë të parë Presidenti Rumen Radev ka deklaruar qartë se do ta përkrahte një projekt të ardhshëm politik.

Anton Kutev nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) thotë para gazetës “Trud” se Rumen Radev po hyn me vrull në politikën e madhe me një rejting të lartë. Gazeta “Sega” citon intervistën e sociologut Mihaill Mirçev para televizionit BTV, ku ai pohon se ka perspektiva rreth Presidentit Rumen Radev për formimin e një projekti të ri politik, i cili, po të dalë në skenën politike, do të fitojë lehtë 7 për qind. Mirëpo, forca eventuale politike nuk do të jetë e majtë, apo e djathtë, por centriste dhe atje do të bëjnë pjesë “njerëz nga ish Lëvizja Kombëtare Simeoni i Dytë /NDSV/”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD