Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e Shenjtorit ortodoks Trifun, më 1 shkurt, gërshetohen traditat dhe besimet e vjetra të vreshtarëve

Foto: arkiv

Dita e Shën Trifunit shënohet nga Kisha Ortodokse Bullgare më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik festa e Trifunit zgjatet tre ditë me radhë, 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci.

Për popullin kjo është festa e Trifun Krasitësit dhe ajo është tepër e respektuar nga vreshtarët, kopshtarët dhe prodhuesit e verës. Disa konsiderojnë se festa bie më 1 shkurt, ashtu siç kremtohet nga kisha, ndërsa të tjerë më 14 shkurt, datë kjo e cila përputhet me Ditën e Shën Trifunit sipas stilit të vjetër kishtar.

Në studimet etnografike shenjtori krahasohet me hyjnitë Dionisij, Sabazij, Bakhus... Shën Trifuni respektohet edhe në shtetet e tjera ballkanike, ku konsiderohet ditë lidhur me ndërrimin e stinëve dhe kalimin nga dimri te pranvera. Kjo është një periudhë, e cila karakterizohet me karnavalet kushtuar ngjalljes së natyrës dhe hyjnive të lidhura me bereqetin. Në një dorëshkrim serb nga shekujt 16-17 theksohet, se këtë ditë të mbjellët duhet të spërkaten ne ujë të bekuar dhe të lexohet lutja e Shën Trifunit.

Tradita folklorike bullgare lidhet me krasitjen e parë të hardhive. Prandaj burrat frekuentojnë vreshtat, krasitin hardhitë dhe spërkatin me verë të kuqe.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD