Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti bleu një portret të princit Aleksandër I Batenberg – simbol i pushtetit në Bullgari pas Çlirimit nga zgjedha turke

Foto: dorotheum.com

Shteti bullgar bleu një portret dhe sende të çmueshme pronë të princit Aleksandër I Batenberg në një tender, organizuar nga një shtëpi ankandi në Vjenë. Sipas informacionit të Ministrisë së Kulturës është blerë portreti më i njohur origjinal i Princit me të gjitha shenjet mbretërore të pikturuara nga Karl Dielitz si dhe tri tabaka të dhuruara nga banorët e qyteteve Ruse, Lloveç dhe Berkovica në lidhje me vitet e para të pushtetit të tij, i cili u zgjat nga 26 korriku 1879 deri më 26 gusht 1886. Gjatë vitit 2019 mbushen 140 vjet nga zgjedhja e Aleksandër I Batenberg nga Kuvendi i Madh Popullor princ i Bullgarisë.

Ishte mirë t'i merrnim këto sende të çmueshme për shtetin bullgar, por ishte me rëndësi që kjo të bëhej me çmime të arsyeshme”, theksoi ministri i kulturës Boill Banov. Sipas tij informacioni për këto sende të rëndësishme erdhi para nja 10 ditësh nga burime të ndryshme. "Biseduam me Kryeministrin, me Ministrin e Financave Vlladisllav Goranov dhe morëm vendim se do të marrim pjesë në ankand, por vendosëm të mos e përhapim informacion që të mos ketë ritje spekulative të çmimeve. Sendet u zgjodhën për blerjen nga ekspertë të Muzeut Kombëtar Historik. Akoma nuk dihet se ku do të ekspozohen, por disa institucione të ndryshme kulturore tashmë kanë shfaqur dëshirë për t'i pronësuar.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD