Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cvetina Petkova merr frymë lirshëm në mes të nomadëve digjitalë

Përpara 20 vjetëve një botim me titullin pak të çuditshëm “Nomadi digjital” u shfaq në tregun letrar bullgar, por sikur nuk provokoi interes të madh. Por, autorët e tij Tsugio Makimoto dhe David Manners dolën profetët e një dukurie të sapolindur – gjithnjë e më shumë njerëz të rinj ikin nga mjedisi korporativ, që të mund të jetojnë sipas rregullave të tyre personale – në një botë idilike, në të cilën marrin frymë lirshëm, sepse pamjet janë të bukura, ajri dhe ushqimi janë të pastër, bashkëmendimtarët janë rreth teje, kurse puna është shumë afër – atje ku është laptopi.

Në moshën 26 vjeçe Cvetina Petkova heq dorë nga karriera e avokatit, për të provuar fytyrën tjetër të skllavërisë moderne, siç e quan ajo – si stjuardesë në një linjë të madhe ajrore në Dubai. 6 vjet më vonë gruaja e re bashkon rreth vetes profesionalistë me karakter liridashës – inxhinierë, arkitektë, ekspertë socialë dhe të medieve, me të cilët ndan planet e veta të transformojë shtëpi të braktisura fshatare në hapësira pune për „nomadë digjitalë” nga e gjithë bota.

Në fillim “shtabi” i saj të parë u bë shtëpia e gjyshes dhe gjyshit në zonën e vilave Zelin në rajonin e qytetit Botevgrad, që ku punonte si konsulente juridike dhe zhvillonte projektin e vet “EdinEnie nomade”. Bashkë me njerëzit, me të cilët jetonte në një vilë ajo fillimisht i dha një pamje të re oborrit – me shumë bimë, lule, perime, kurse pas kësaj ndryshoi dhe fasadën e shtëpisë. Atje filloi të organizonte ngjarjet e para – jogë, mësime të frëngjishtes sipas metodës së sugestopedisë, seminare për gatim të shëndetshëm.

Në të ardhmen do të donim të organizonim ngjarje sa i përket rritjes profesionale, në të cilat të ftojmë mentorë dhe njerëz me biznes të suksesshëm – tregon për planet e veta ajo. Qëllimi është që njerëzit të fillojnë të besojnë në mundësitë e veta, të zhvillohen në profesione të pavarura dhe të fitojnë prej tyre. Dhe kur ata punojnë tek ne nga laptopët e tyre, pas punës së mirë të mund të çlodhen në mënyrë cilësore – në mbrëmje të dëgjojnë xhaz “live”, të pinë nga një gotë verë dhe të mund të shijojnë jetën – me shëtitje në mal, hipizëm, me kërcime bungee (bungee jumping) nga një balonë.

Aktualisht Cvetina bashkë me miqtë e vet planifikon zhvillimin e fushatave për financim grupor dhe shikon me guxim drejt një projekti tjetër të madh.

Hapi ynë tjetër është të krijojmë një fshat global, në zhvillimin e të cilit të marrin pjesë investues, kompani ose persona fizikë – tregon ajo. Aty ata do të mund të blejnë prona të paluajtshme, të cilat do t’i përdorin për një periudhë të caktuar të vitit, kurse gjatë kohës tjetër ne do t’i menaxhojmë duke tërhequr në to njerëz nga e gjithë bota. Për projektin “Global Village” zgjodhëm fshatin Bozhenica –  15 kilometra larg Zelinit, meqenëse është afër autostradës, që çon deri në aeroportin më të afërt. Njoh njerëz me projekte të shkëlqyera për turizëm fshatar, por ato mjerisht janë të lidhura me vende të paarritshme dhe për realizimin e këtyre projekteve duhet të ndërtohen rrugë, shkolla, etj. Por ne vështirë mund të përballojmë situatën lidhur me ndonjë vend të tillë pa infrastrukturë, prandaj zgjodhëm lokacion me mundësi më të shumta, ku njerëzit aktivisht mund të marrin pjesë në ndryshimin e mjedisit.

Kështu deri tek nomadët me profesione të lira do të mund të qëndrojnë banuesit vendas dhe të propozojnë ushqim biologjik, shëtitje të organizuara dhe shëtitje nëpër male me kuaj, sende artizanale të punuara prej duarve të tyre. Dhe që të gjithë ata të bashkuar nga gjëja më e vlefshme në këtë botë – liria.

Në fakt liria supozon përgjegjësi, sepse duhet të mund të organizosh kohën tënde, të rendisësh gjërat me prioritet, të mësosh vazhdimisht, që të mund të gjenerosh mjete financiare, por dhe të mund të shfrytëzosh në mënyrë të dobishme kohën tënde të lirë – shton Cvetina. Kështu që nomadët digjitalë janë njerëz, të cilët e duan lirinë dhe ndërmarrin hapa konkretë për këtë mënyrë jetese. Përveç kësaj ata kanë një arsim mjaft serioz si dhe një profesion të mirë, kanë mësuar dhe kanë jetuar jashtë shtetit, kanë udhëtuar, të drejtuar nga dëshira e tyre për rritje dhe përsosje personale. Kjo u jep mundësi të bëjnë zgjedhje të lirë personale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: unityhub.co/bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD