Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akuzat për korrupsion gjatë riparimit të Llargos së Sofjes po vazhdojnë

Foto: BGNES

Java e kaluar përfundoi, kurse kjo po fillon me një skandal mjaft të mprehtë midis deputetes nga Partia Socialiste Bullgare Elena Jonçeva dhe ministrit të kulturës Boill Banov, lidhur me akuzat e Jonçevës ndaj Banovit për shpërdorime gjatë remontit të qendrës përfaqësive të kryeqytetit bullgar, të njohur si “Llargoja” e Sofjes.

Ditën e diel Jonçeva i ripohoi akuzat e veta duke deklaruar, se incizimet e shpallura publikisht prej saj, në të cilat zëvendës-ministri i dikurshëm, kurse tani ministër i kulturës Boill Banov, këshillon sesi të zgjatet afati për rinovimin e Llargos, janë autentike. Po kështu gjatë ditës së diel, Banovi deklaroi në faqen e vet zyrtare në Facebook se incizimet janë të manipuluara, autori i tyre i ka bërë shantazh tanimë 4 vjet, por ai nuk ka dhënë sinjal, me qenë se shantazhi nuk ka qenë i drejtpërdrejtë. Në intervistën e vet dje Jonçeva premtoi që sot do të dorëzojë në zyrën evropiane kundër mashtrimeve OLAF, si dhe në prokurori, sinjale dhe dëshmi për shkelje. Në fakt, prokuroria tanimë vetë ka nisur hetimin e çështjes së denoncuar nga Jonçeva dhe për të cilën ajo ishte marrë në pyetje gjatë ditës së premte. Kryeministri  refuzon të komentojë konkretisht rastin, por gjatë ditës së diel mori një qëndrim ndaj tij duke i quajtur akuzat “një lajm i rremë” dhe paralajmëroi se “në qoftë se konfrontimi nuk pushon, do t’i pengojë secilit që i fiton në zgjedhjet”.

Tema dominon në faqet e mediave të sotme bullgare. Gazeta “Sega” vë në faqen e vet të parë titullin, se “Tatimpaguesit kanë paguar shtrenjtë e më shtrenjtë për remontin e Llargos”. Sipas botimit, që të mos t’i kthehen para Bashkimit Evropian, Ministria e kulturës ka paguar për një objekt të papërfunduar, kurse pas kësaj në mënyrë suplementare ka harxhuar miliona për forcimin e objektit dhe ndërtimin e sistemit të kanalizimit. Dokumente, me të cilat gazeta “Sega” disponon, zbulojnë një sërë veprimesh, të cilat favorizojnë sipërmarrësin e shërbimit të objektit dhe janë padyshim në dëm të autoritetin kontraktues në personin e Ministrisë së Kulturës. Kurse sajti “Mediapool” e vë theksin mbi faktin se katër ditë pas shpërthimit të skandalit, kryeministri Borisov refuzon të komentojë temë dhe i ka këshilluar politikanët “me kujdes t’i masin fjalët e tyre”. Bën përshtypje se mbase për shkak të situatës së ngatërruar dhe në pritje të rezultateve të hetimit, pjesa më e madhe e gazetave preferojnë t’u përmbahen me përpikëri deklaratave të deputetes Elena Jonçeva dhe ministrit Boill Banov, pa komente të veçanta.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pranvera erdhi dhe bashkë me të edhe brezat e rinj të të pastrehëve

Ai është thjesht një maçok, por fati i tij bëri bujë në rrjetet sociale. Rreth 10 muaj më parë ai u shfaq në Bibliotekën Kombëtare të Plovdivit “Ivan Vazov” në Ditën e Shën Gjergjit dhe e quanin Gogo. Ai fitoi shpejt dashurinë e bibliotekarëve,..

botuar më 24-04-07 10.35.PD

Popullata e bizonëve evropianë në vendin tonë po rimëkëmbet dalëngadalë

17 janë bizonët që janë liruar dhe jetojnë të lirë në Rodopet Lindore. Ata janë të ndarë në dy tufa dhe së fundmi bizoni i parë i lindur në liri ka të voglin e tij. Fondacioni Wilder Rhodope (Rodope më të egra), i cili po punon për një projekt për të..

botuar më 24-04-06 9.10.PD

Europol: Bullgarët janë ndër pjesëmarrësit kryesorë në trafikimin e qenieve njerëzore në BE

Bullgarët, rumunët, serbët dhe ukrainasit janë pjesëmarrësit kryesorë në rrjetet më të rrezikshme kriminale për trafikimin e qenieve njerëzore në BE për punë dhe shfrytëzim seksual. Kështu thuhet në një raport të Europolit të publikuar sot, 5..

botuar më 24-04-05 3.30.MD