Ngjarjet me adresë ballkanike

Kasting për kandidat-presidentë në Maqedoni

Foto: BGNES

Partitë politike në Maqedoni po punojnë mbi seleksionimin e kandidatëve, me të cilët të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend. Partia kryesore shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk është dakord të përkrahë një figurë të përbashkët me Bashkimin Socialdemokratik të Zoran Zaevit. Sipas analizatorëve në Shkup liderët shqiptarë i kanë zili Zaevit, sepse ai e tërheq me sukses elektoratin e tyre. Prandaj BDI do të kenë kandidat të vet për president. Kështu ata do të kenë pozitë të mirë në raundin e dytë, kur do të marrin vendim kë prej dy pretenduesve do të përkrahin. Për këtë shkak BDI nuk duan të ketë zgjedhje të reja parlamentare, që të mund ta manipulojnë shumicën në Kuvendin Popullor, janë të mendimit analizatorët. Edhe më e vështirë është detyra e partisë në opozitë VMRO-DPMNE. Megjithë kandidatët e shumtë në parti, në sfondin e hetimeve për korrupsion kundër ish-pushtetarëve, ata duhet të ngrenë një figurë të fuqishme dhe të pastër që gëzon popullaritet.


71 për qind e grekëve do të vazhdojë ta quajnë Maqedoninë Veriore “Shkup”

Foto: BGNES

Ditën e mërkurë në selinë e NATO-s në Bruksel Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikola Dimitrov në prani të ambasadorëve në NATO do të nënshkruajë Protokollin e Aderimit në Pakt. Që të hyjë në fuqi, Protokolli duhet të ratifikohet nga 29 shtetet-anëtare të organizatës. Greqia premton që të jetë vendi i parë që do ta bëjë këtë më 8 shkurt. Pritet që procedura e ratifikimit të përfundojë shpejt më 15 shkurt, pas së cilës shteti do ta ndryshojë zyrtarisht emrin e vet dhe do të quhet “Maqedonia Veriore”. Mirëpo, një sondazh i “Gallup” tregon se 71 për qind e grekëve të anketuar do të vazhdojnë ta quajnë vendin fqinj verior “Shkup”. 


Heqje e tarifave doganore anti-serbe, ose zgjedhje para afatit në Kosovë

Foto: BGNES

Gjatë 7 ditëve në vijim do të shohim nëse qeveria e Kosovës do të “mbijetojë” dhe me çfarë çmimi. Kryeministri Ramush Haradinaj nuk përulet para presionit të BE-së dhe SHBA-së për heqjen e tarifave të aplikuara doganore prej 100 për qind kundër Serbisë. Haradinaji bëri një kundërultimatum. Që t’i anulojë taksat doganore politikani kosovar kërkoi nga aleatët perëndimorë të Prishtinës për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për vendosjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për aderimin e garantuar të shtetit më të ri ballkanik në OKB. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç vendosi të fitojë pika dhe përsëri i drejtoi ftesë Presidentit të SHBA-së Donald Trump për ta vizituar Beogradin. Komenti i Ambasadorit amerikan Kyle Scott në kryeqytetin serb ishte se marrëveshja duhet të arrihet mes dy vendeve vullnetarisht dhe pa ndërhyrje nga jashtë. Si një prej kushteve paraprake për suksesin ai theksoi se duhet të dihet se ku do të kalojë kufiri i ardhshëm.


Koalicioni i majtë liberal në Rumani po përgatit buxhetin për vitin 2019

Foto: BGNES

Rumania hyri në procedurën e përgatitjes së buxhetit për vitin 2019. Qeveria e majtë liberale në Bukuresht shpreson te një deficit prej 2.55 për qind dhe rritje ekonomike prej 5.5 për qind. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) duhet të tejkalojë 216 mlrd euro. Fisku shtetëror shpreson se do të grumbullojë dhe shpërndajë mbi 1/3 prej këtyre mjeteve. Shpenzimet për mbrojtje janë 2 për qind prej PBB-së, ndërsa ato sociale – pothuajse 11 për qind prej PBB-së. Me 12 për qind rriten paratë për shëndetësinë dhe pothuajse me 50 për qind për arsimin. Analizatorët presin se megjithë veprimet e opozitës së majtë, kryesisht të socialistëve, projektbuxheti do të miratohet shpejt nga Parlamenti. Vetëm Kryetarja e Bashkisë së Bukureshtit Gabriela Firea, e cila iu kundërvu shefit të saj partiak në Partinë Socialiste Liviu Dragnea, është e pakënaqur se buxheti i kryeqytetit rumun është shkurtuar me 180 mln euro, ose me afro 25 për qind.


Samit greko-turk në Ankara

Foto: BGNES

Rendi i ditës i vizitës së Kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Turqi më 5 dhe 6 shkurt do të jetë i vështirë. Në Ankara mysafiri grek do të bisedojë me Presidenti turk Recep Erdoğan, ndërsa të merkurën Tsipras do të vizitojë Patrikanën Ekumenike në Stamboll, që ta përkrahë institucionin shpirtëror. Para Erdoğanit Tsipras do të shtrojë çështjen e kundrështimeve mes dy vendeve në Detin Egje dhe do të kërkojë pakësim të tensionit të shkaktuar nga shkeljet e rregullta në hapësirën ajrore greke nga ana e avionëve turq. Një çështje e diskutueshme është edhe e ardhmja e Qiprosë së ndarë dhe kryesisht ndarja e zonës ekonomike të ishullit, ku kërkohen depozita gazi. Temat mbi të cilat duhet kërkuar konsensus janë migracioni dhe lidhjet ekonomike greko-turke. Ndërkaq, autoritetet turke vazhdojnë të ngulin këmbë për të marrë 8 ushtarakët turq, të cilët u arratisën në Greqi pas provës së pasuksesshme për komplot gjatë vitit 2016.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Festa e gjellës më bullgare është në fshatin Smiljan

Një tas me gjellën e ngrohtë më karakteristike dhe të shijshme bullgare do të mbledhë në festën e Rodopeve adhuruesit e fasules së fshatit Smiljan. Edhe sikur të vijnë miq nga i gjithë vendi për çdonjërin do të ketë nga një tas nga specialiteti i cili e..

botuar më 19-10-17 2.02.MD

Inceneratori në Sofje ngre pyetje pa përgjigje të qarta

Djegia e mbetjeve në Sofje mendohet nga Komuna e Sofjes dhe “Ngrohja Qendrore Sofja” akoma që nga viti 2008. Që atëherë deri tani, bashkia nuk i ka parasysh zhvillimet pozitive në legjislacionin për menaxhimin e mbeturinave në Bashkimin Evropian, as në..

botuar më 19-10-14 5.11.MD
Foto: EPA/BGNES

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë duke u përgatitur për një “Shengen të vogël” Në Novi Sad Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama u morën vesh për..

botuar më 19-10-14 1.19.MD