Dritë jeshile për degëzimin e “Rrymës Turke” në territorin e Bullgarisë

Foto: offshoreenergytoday.com

Pas zhvillimit të tri testeve tregtare në përputhje me kërkesat e BE-së, perspektivat për ndërtimin në territorin e Bullgarisë të gazsjellësit me kapacitet 15.8 mlrd metra kubë gaz për vit u përmirësuan në mënyrë të ndjeshme. Kryeministri Bojko Borisov, i cili prej kohësh i ka ambiciet që ta bëjë Bullgarinë një qendër shpërndarëse të gazit për tërë Evropën, e quajti degazimin “Rryma Bullgare”. Ai e ka parasysh tubacionin e dytë të “Rrymës Turke” – nga kufiri jugor bullgar deri në Serbi.

Pas dështimit të planeve të lidhura me projektin gjigant “Rryma Jugore”, i cili duhej të furnizonte përmes territorit tonë në Evropë mbi 60 mlrd. metra kubë gaz rus, tani duket se shteti ynë i ka bërë konkluzionet e duhura dhe e ka marrë mësimin e vet dhe Bullgaria mendon se ka bërë gjithçka që kërkohet nga BE-ja dhe SHBA-ja sa i përket gazsjellësit dhe se ka mundësi reale që funksionimi i tij të fillojë në vitin 2020, bëri të ditur Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova.

Ekspertët janë të mendimit se ideja do të realizohet edhe sepse përveç të tjerave, është në favor të partnerit më të rëndësishëm të Rusisë në Ballkan – Serbia. Përkrahjen e vet, megjithëse me rezerva, e deklaroi komisioneri evropian për çështjet e energjetikës Marosh Shefçoviç (Maroš Šefčovič), sipas të cilit “Në se gazsjellësi i ri do të furnizojë gazin rus në qendrën evropiane të shpërnadrjes së gazit, ku do të ketë furnizime edhe nga vende të tjera (përveç ato nga Rusia), kjo do të jetë një “zhvillim i mirëpritur ”.

Pa pritur më, kompania shtetërore e transmetimit të gazit “Bulgartransgaz” menjëherë pasi mori kërkesa për rezervimin e vëllimeve të gazit nga tri kompani – ajo ruse “Gazprom”, ajo bullgare “Bulgargaz” dhe ajo zvicerane “MET Group”, shpalli se po pritet nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e pjesës bullgare të gazsjellësit me gjatësi 484 km. me dy stacione kompresimi. Vlera e projektit është 1.431 mlrd. euro – këto mjete duhet të sigurohen nga “Bulgartransgaz”, por para kësaj kompania duhet të jetë e sigurt se pas ndërtimit të tubacionit ajo do të marrë nga tarifat e transmetimit nga 184 mln euro për vit në vazhdim të 20 vjetëve. Kështu është e mundshme që të ulet çmimi për3 mlrd metrat kubë, të cilët Bullgaria çdo vit blen për nevojat e saj.

Bullgaria shoh në gazsjellësin e ri një mundësi të mirë për realizimin e projektit tjetër të lançuar nga Kryeministri Borisov për ndërtimin e qendrës shpërndarëse të gazit “Ballkan” në bregun e Detit të Zi. Ideja e Bosisovit është që ajo të punojë si një bursë ndërkombëtare për gaz, e cila do të sjellë të ardhura për shtetin bullgar. Deri tani nuk ishte e qartë nga do të vijë gazi për këtë qendër, por tani situata duket më e qartë dhe tashmë disponojmë më diçka konkrete.

Në fushën e energjetikës gjithçka është lidhur me interesat gjeostrategjike, posaçërisht kur bëhet fjalë për furnizimet energjetike nga Rusia. Dhe shpesh me rëndësi më të madhe janë jo parimet e tregut të lirë, por konsideratat politike, të cilat jo gjithmonë janë në përputhje me interesat e Bullgarisë. Jemi një shtet i vogël dhe nuk disponojmë me mekanizma për ndikim mbi fuqitë e mëdha dhe prandaj nuk duhet të përjashtojmë mundësinë që ndonjë nga lojtarët e mëdhenj të pengojë realizimin e projektit në kontekstin e marrëdhënieve të acaruara mes Perëndimit dhe Rusisë. Vetë presidenti i Rusisë disa herë nënvizoi se e ardhmja e “Rrymës Turke” (respektivisht e “Rrymës Bullgare”) varet nga dëshira e BE-së të lejojë transmetimin e gazit rus në Ballkan nëpërmjet një tubacioni të ri. Në Moskë dinë mirë se për realizimin e këtij projekti, ai duhet t’u përgjigjet të gjitha kërkesave evropiane në kuadrin e ashtuquajturës “Pakete të Tertë të Energjisë” për liberalizimin e tregjeve të gazit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Postimet e lidhura

Bullgaria në konkurrencë me Greqinë për gazsjellësin e ri rus – ekonomi apo gjeopolitikë?

Që para se ta ketë marrë propozimin zyrtar nga gjiganti shtetëror rus “Gazprom”, Bullgaria tashmë deklaroi se është dakord që të transportojë gaz rus. Disa ditë më vonë edhe Greqia deklaroi në Moskë dëshirën e vet për ta transportuar gazin rus...

botuar më 18-12-11 2.38.MD

Më shumë nga rubrika

Politizimi i projekteve energjetike shkakton probleme në sektor

Ka ardhur koha që politizimi i projekteve në fushën e energjetikës të pakësohet – rreth këtij mendimi u bashkuan ekspertët energjetikë nga Bullgaria, Turqia, Serbia dhe Rusia në një debat në Sofje për zhvillimin e projekteve të gazit në Ballkan...

botuar më 19-04-22 1.18.MD

Prognoza optimiste për ekonominë dhe ruajtja e rolit kyç të arsimit

Nuk ka arsye të pritet krizë ekonomike gjatë dy viteve në vijim. Rritje e ekonomisë, edhe pse e ngadaltë, po regjistrohet si në Bullgari, ashtu dhe në Evropë dhe SHBA. Por madje të ketë një krizë të re, ajo do të krijonte mundësi për investime..

botuar më 19-04-19 3.45.MD
Ura e Danubit 2 midis Vidinit dhe Kalafatit

Bullgaria dhe Rumania u morën vesh për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Danub

Kryeministri Bojko Borisov shpalli fillimin e ndërtimit të Urës së Danubit 3 midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Për shkak të vijës hekurudhore në të dyja anët e lumit u preferua varianti i cili i lidh qytetet Svishtov dhe Zimnicea. Sipas prof. Marin..

botuar më 19-04-17 2.11.MD