Një në tre bullgarë nuk ka mjaftë para për ngrohje

Foto: ® Reuters

Shtypi në Bullgari pasqyron gjerësisht të dhënat e Shërbimit Statistikor Evropian “Eurostat”, sipas të cilave 36,5% prej popullsisë së vendit tone nuk mund të përballojnë ngrohjen adekuate të shtëpive së tyre. Për nga ky tregues negativ Bullgaria është në vend të parë në BE, pastaj renditen Lituania (atje 29% prej njerëzve nuk kanë mjaft para për ngrohje), Greqia (26%), Qiproja (23%) dhe Portugalia (20%). Në përgjithësi në BE vetëm 8% prej familjeve kanë vështirësi të lidhura me sigurimin e ngrohjes së shtëpive. Më pak probleme të tilla (vetëm afër 2% prej popullsisë) kanë njerëzit në Luksemburg, Finlandë, Suedi, Holandë dhe Austri.

Në të njëjtën kohë mbi tre të pestat e popullsisë së Bullgarisë (61,7%) mezi arrijnë të sigurojnë buxhetin e familjes, por për nga ky tregues nuk jemi të parët, mbetemi në vend të dytë në BE, pas Greqisë (7,8%). Vështirësi të konsiderueshme financiare ka gjysma e popullsisë së Kroacisë (51,4%) dhe të Qipros (59,8%)

Në të gjitha 28 shtetet e BE-së 20 për qind e popullsisë me të ardhura më të larta marrin mbi një të tretën e të gjitha të ardhurave të regjistruara në shtetin përkatës, në Bullgari kjo pjesë është më e madhe – 20% e bullgarëve më të pasur marrin 44,2% prej të ardhura në shtet. Përveç kësaj në Bullgari të ardhurat e të pasurve rriten me ritme të më shpejta se ato të të varfërve. Vetëm në Bullgari, Suedi, Qipro dhe Lituani të ardhurat e më të pasurve (20%) shënojnë rrite prej 2% në kuadrin e katër viteve. Për të njëjtën periudhë në shumicën e shteteve të BE-së pjesa e të ardhurave të më të pasurve pakësohet – kjo do të thotë se rriten pagat më të ulëta. Ndër këtyre shteteve janë Franca dhe Britania e Madhe. Në të njëjtin grup janë dhe Kroacia, Polonia dhe Sllovakia. Gazeta “Banker” shton detaje të tjera të lidhura me gjendjen jo të mirë financiare të bullgarëve, duke rikujtuar se sipas prognozave të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari familjet, të cilat nuk kanë mundësi të përballojnë nevojat e tyre energjetike, do të bëhen më shumë, sepse gjatë vitit 2019 rriten çmimet e gazit natyror dhe korrentit për industrinë. Po presim rritje të re të çmimit të bukës, mishit dhe bulmetrave, të cilët përsëri sipas “Eurostatit” formojnë pjesën më të madhe prej shpenzimeve të bullgarëve për vitin 2017.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Postimet e lidhura

Снимки: БГНЕС

Bullgarët e varfër harxhojnë 44 për qind prej të ardhurave të tyre për të ngrënë

Që nga data 1 janar në Bullgari hyri në fuqi rritja prej 10 për qind të pagave në sferën buxhetore. Mirëpo, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, cituar nga gazeta “Trud”, vetëm 11.3 për qind prej popullsisë së..

botuar më 19-01-16 2.32.MD

Më shumë nga rubrika

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po kërkon ilaçe në bazë të antioksidantëve për sëmundjet e rënda

Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të cilët është docent Nikollaj Cvetkov nga Instituti i Biologjigsë Molekulare pranë Akademisë..

botuar më 19-02-15 11.25.PD

Trifon Zarezan – festa, e cila fillon me punën e vreshtarëve dhe përfundon me dolli

14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një..

botuar më 19-02-14 2.09.MD

Vizita e Ambasadorit Momçill Rajçevski në Elbasan

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski dhe diplomatët e Ambasadës vizituan më 5 shkurt qytetin Elbasan, ku u takuan me Prefektin e Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja, kryetarin e bashkisë së qytetit Qazim Sejdini,..

botuar më 19-02-11 4.49.MD