Alfred Eschwé: “Me gëzim do të dirigjoj përsëri në Bullgari”

Dirigjenti me famë botërore para Radio Bullgarisë

Foto: hainzl-delage-artists-management.com

Njeriu nuk mund të dëgjojë dhe të shikojë të gjithë muzikantët e njohur, por mund të provojë. Mbase një mendim i tillë i kishte motivuar qindra fansat, të cilët zgjodhën ditën e diel në mbrëmje “koncertin e Vjenës” të Filarmonisë së Sofjes të dirigjuar nga Allfred Eshve (Alfred Eschwé). Me siguri nuk u ka ardhur keq për zgjedhjen të cilën e kanë bërë. Dëgjuam krijime nga “faqet e arta”, plot me emocion, ndjenje të përkryer artistike, me shumë stil.

Me siguri ftesat e drejtuara emrave të mëdhenj të skenës botërore, janë një peshqesh i shkëlqyer për publikun bullgar pikërisht në stinën festive të 90 të Filarmonisë. Dhe mbase është politika më e mirë nga ana e udhëheqësve të orkestrës, që pa dyshim i kanë vënë vetes qëllime të larta.

Zoti Eshve ka dirigjuar  qindra spektakle të operës. Ka qenë dirigjent-mysafir në Teatro Regio në Torino, Teatro Bellini në Katania, Teatro Massimo në Palermo, si dhe në teatrot e operës në Berlin, Munih, Cyrih, Tokio, Helsinki.... Gjatë vitit 1989 ai ka bërë pjesë  e ekipit të  Volksoper Wien, ku prej viteve është drejtor muzikor. Debutimi i tij në Hamburgischen Staatsoper ka qenë gjatë vitit 1998 dhe që atëherë rregullisht është dirigjent-mysafir aty. Ai ka lindur në Vjenë, ka përfunduar degën e pianos dhe të dirigjimit në konservatorin e Vjenës dhe Universität für Musik und darstellende Kunst Wien. Mes mësuesve të tij ka qewnë dirigjenti legjendar dhe pedagog Hans Swarowsky. Si student ka mësuar në mënyrë të thelluar krijimet e një sërë kompozitorëve. Që atëherë daton dhe dashuria e tij e “dytë” dhe jo më pak e fortë  ndaj muzikës simfonike. Dirigjon koncerte në salla prestigjioze si Hamburger Konzerthalle, Berliner Philharmonie dhe më shpesh në Musikverein të Vjenës, bashkë me orkestrën simfonike të Hamburgut, orkestrën WDR të radios së Këlnit e të tjera.

Për zotin Eshve kjo qe vizita e parë në Bullgari, takimi i parë me orkestrën bullgare, mbase dhe intervista e parë për një medie bullgare. Për Radio Bullgarinë ai tregoi sesi e ka zgjedhur programin për koncertin në Sofje, cilat janë përshtypjet e tij nga orkestra, si dhe hollësira për preferencat e tij profesionale:

Mora ftesën nga (filarmonia e Sofjes) dhe kjo më gëzoi shumë, me qenë se ishte e papritur. Si një banues i Vjenës zgjodha kompozitorë, krijimtaria e të cilëve është e njohur dhe e afërt për mua – Mocart, Shubert (muzika e Shubertit është shumë e dashur prej meje), Betoven... Veprat janë të shquara dhe që të gjitha janë shkruar në Vjenë. Betoveni ka lindur në Gjermani, por ka jetuar në kryeqytetin tonë, kurse “Eroika” (e cila tingëlloi në koncert) është simfonia e tij e parë e madhe, një nga krijimet e tij të mëdha. Jam i befasuar dhe jam shumë i gëzuar nga niveli i Filarmonisë së Sofjes. U mundova të arrij “stilin e Vjenës” u formua një kontakt shumë i mire mes meje dhe muzikantëve.
Me të vërtetë unë jam para së gjithësh një dirigjent i operës, por bëj dhe shumë koncerte. Unë e dua operën, por i pëlqej shumë dhe shfaqjet e koncerteve. Në qoftë se duhet të bëj krahasim, në partiturën e veprave operistike , përveç orkestrës ka dhe parti vokale, të cilat dirigjenti po kështu duhet t’i ndjekë. Puna me orkestrën simfonike është krejtësisht e ndryshme. Duhet të them se si student i studiova këto, si dhe shumë krijime të tjera. E njoh mirë dhe muzikën e Johan Shtrausit. Në Vjenë punoj me orkestër, me të cilin interpretojmë muzikën e Shtrausit-baba dhe të “familjes Shtraus”. Me këtë orkestër prej viteve bëjmë koncerte të shumta dhe turne – në Japoni, Shtetet e Bashkuara... Për koncertin në Sofje po kështu propozova muzikën e Shtrausit, por m’u përgjigjën se sipas traditës ajo tingëllon kryesisht në festat e Vitit të Ri, prandaj zgjodha këtë program, i cili po kështu është “i Vjenës”.
Shumë herë kam bërë koncerte operistike në të hapur në Austri, në të cilat kanë marrë pjesë dhe këngëtarë bullgarë. Zërat e bukur bullgarë janë të njohur në të gjithë botën. Aktualisht në Volksoper nuk kemi emra bullgarë, por në Tearin operistik shtetëror të Vjenës Wiener Staatsoper, ku po kështu kam dirigjuar , ka këngëtarë bullgarë, të cilët janë të njohur në të gjithë Evropën. Derisa jam në Sofje do të doja të njihem dhe me këngëtarë të tjerë bullgarë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Postimet e lidhura

Alfred Eschwé

Muzika klasike e Vjenës dhe romantizmi nën shkopin e dirigjentit të njërit prej njohësve më të mirë të kësaj muzike

Më 3 shkurt Filarmonia e Sofjes për herë të parë do të ekzekutojë nën drejtimin e Alfred Eschwé. Në programin e vet maestroja ka zgjedhur 3 vepra të krijuara në Vjenë – Uverturën ndaj “Dasmës së Figaros” nga Mocarti, Simfoninë numër 3 nga Betoveni..

botuar më 19-02-03 9.00.PD

Më shumë nga rubrika

“Ritmos Negros” – muzika afro-peruane në Bullgari

“Ne krijojmë muzikë në bazë të traditës peruane dhe të rrënjave të saj afrikane. Ajo është plot shumë kolorit dhe ritëm emocional” – këtë e thotë Piero Epifanía nga Peruja, i cili i bie kahonit. Ai është solist i “Ritmos Negros” dhe është..

botuar më 19-02-13 11.36.PD

Minko Llambov për “Shaka Zulu Orchestra” dhe për një premierë “klasike”

Pas disa ditësh /më 14 shkurt/ në sallën “Bullgaria” do të tingëllojë Koncerti për violinë dhe orkestër i kompozitorit  Minko LLambov në interpretim të violinistit tonë të njohur  Svetlin Rusev (koncert-mjeshtër i Orchestre de la Suisse..

botuar më 19-02-12 1.08.MD

Nina Nikolina prezanton këngë të dëgjuara dhe të dashura me orkestrim të ri

Nina Nikolina është një këngëtare e njohur, e cila realizon projekte në katër stile muzikore – folklor, etno, pop dhe latino. Mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven, specialitetin këndim folklorik dhe..

botuar më 19-02-07 1.07.MD