Stefan Pelev është bullgari i vetëm, i cili ka marrë pjesë në jetën politike të Skocisë

Autor:
Foto: arkiv personal

“Jo çdo një i cili endet, është i humbur”, thotë shkrimtari britanik John R. R. Tolkien dhe ka të drejtë, me qenë se, pavarësisht se shpesh të mos të dijë se çfarë e pret, çdo një njeri do që të përjetojë të paktën një aventurë në jetën e vet. Rruga e bashkatdhetarit tonë me të cilin ju takojmë në radhët e mëposhtme, fillon nga qyteti i tij i lindjes Ruse, ku Stefan Pelev përfundon arsimin e tij të mesëm i pesti për nga mesatarja nga e gjithë shkolla. Derisa është nxënës, merr pjesë dhe fiton vende të para në olimpiada të shumta në histori dhe gjeografi.

Dhe kështu “i gllabëruar në vrapimin e tij” ai ecën nëpër rrugë “derisa arrin një njeri tjetër të madh, i cili ka grumbulluar rrugë dhe ëndrra”. Por, në ndryshim nga hobbiti Bilbo Baggins /aventurist në kontekstin e rrethanave /nga seria fantastike e Tolkienit, Pelev e di mirë se ku të drejtohet dhe se çfarë do që të përjetojë. Zgjedh të niset për në Skoci, ku është i miratuar të studiojë biznes menaxhim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në universitetin Aberdeen. Ai bie në një nga kuotat e pakta, të paracaktuar për studentë nga Evropa Lindore. Sa i përket numrit të bullgarëve në Skoci, Stefani vë në dukje se pavarësisht se nuk ka një statistikë zyrtare, ata janë midis 40 dhe 50 000 veta, të përqendruar në 5 qytete të mëdha: Edinburg, Glasgow, Aberdeen, Dundee dhe Inverness. Që të mund të mbajnë veten, ata punojnë profesione të ndryshme jo prestigjioze si kamerierë, piccolo ose arkëtar siç ka qenë dhe vetë ai. Jeta në Mbretërinë e Bashkuar fsheh disa specifika, të cilat është mirë të dihen nga të gjithë, të cilët kanë shfaqur dëshirë të ndjekin ëndrrën e vet për një jetë më të rregulluar dhe të lumtur në Ishull, tregon Pelev:

Veçoritë janë të shumta, sepse kultura në Skoci dhe në Britaninë e Madhe është krejtësisht e ndryshme nga jona – thotë Stefan dhe vazhdon: Ne jemi një popull jugor, i cili është mësuar të jetojë në mënyrë më të lirë dhe të jetë më i zhdërvjellë, derisa popujt e veriut janë më të disiplinuar. Po kështu ka shumë pengesa ligjore, të cilat mjaft bullgarë nuk i dinë. Ka njerëz të shumtë, të cilët shkojnë aty, që të kërkojnë një jetesë më të mirë, por nuk e dinë se duhet të regjistrohen në Byronë Kombëtare të Sigurimeve. Aty ata marrin një numër – National insurance number, i cili është i detyrueshëm, që të mund të fillosh punë në mënyrë legale. Në qoftë se nuk e ke, punon në sektorin gri.

Pavarësisht se kanë qëndrime të ndryshme dhe rregulla të ndryshme nga këto të evropianëve lindorë dhe u besojnë vështirë, skocezët lejojnë përjashtime, në qoftë se kandidatët për vendin e dhënë dëshmojnë se janë mjaft kompetentë. Shansi që të bindet në këtë personalisht është në anën e Stefan Pelevit, kur kupton se një deputet nga Aberdeen kërkon stazhier të vet. Bullgari është i zgjedhur për pozitën pas një interviste, të përmbushur me pyetje të llojllojshme, si për historinë e Skocisë, kështu dhe për qëllimet dhe zhvillimin që këtu e tutje. Pak nga pak, duke ndihmuar veprimtarinë e deputetit, ai aderohet dhe ndaj Partisë së tij Kombëtare Skoceze. Cilat janë historitë e saj si dhe qëllimet, mësojmë nga bashkatdhetari yni, i cili është i lejuar të bëhet anëtar i saj:

Ajo grumbullon popullaritet në fund të viteve 90, kur gjatë vitit 1999 parlamenti në Londër voton një akt, i cili i lejon Skocisë, Uelsit dhe Irlandës Veriore të kenë parlamente të veta kombëtare, të quajtura asamble kombëtare. Si krahina autonome, ata marrin dhe të drejta të limituara. Kjo i lejon identitetit skocez të fillojë rilindjen e vet, që është një proces shumë interesant, kurse skocezët fillojnë të ri zbulojnë gjuhën e vet. Shumë pak njerëz dinë se gjuha vendëse në Skoci, përpara anglishtes është skoceze kelte / Scottish Gaelic/.

Autonomia relative, të cilën e fiton Londra, i jep mundësi Skocisë të dallohet nga disa vendime mbi çështje të caktuara, të marra në Westminster. Shembulli më i spikatur për pikëpamjet e ndryshme, të cilat i kanë drejtuesit në Londër dhe Edinburg , qenë rezultatet e referendumit për Brexitin, në të cilin 62% nga skocezët votuan për mbetjen e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian. Mbetet çështja se çfarë do të ndodhë me shtetasit bullgarë në territorin e Britanisë së Madhe pas 29 marsit – data e Brexitit, të cilën kryeministrja Theresa May kategorikisht e përcaktoi, pavarësisht nga mosmarrëveshjet me Brukselin. Kjo çështje akoma nuk ka një përgjigje të qartë. Sipas Stefanit, një periudhë të adaptimit me siguri që do të ketë si për bullgarët, të cilët jetojnë në Ishull, kështu dhe për ata të cilët do të vijnë tani. Në disa fjalime të veta ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva jo njëherë deklaroi se që të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe britanikët, të cilët jetojnë tek ne, duhet të ri-regjistrohen. Sa u përket udhëtimeve afatshkurtra nga deri në Mbretërinë e Bashkuar, ambasadorja britanike në Bullgari Emma Hopkins siguroi se, ato do të realizohen pa viza, por në qoftë se planifikojnë të mbeten më shumë se 3 muaj, shtetasit e Bashkimit Evropian duhet të paraqesin dokumente për një lejë qëndrimi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po kërkon ilaçe në bazë të antioksidantëve për sëmundjet e rënda

Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të cilët është docent Nikollaj Cvetkov nga Instituti i Biologjigsë Molekulare pranë Akademisë..

botuar më 19-02-15 11.25.PD

Trifon Zarezan – festa, e cila fillon me punën e vreshtarëve dhe përfundon me dolli

14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një..

botuar më 19-02-14 2.09.MD

Vizita e Ambasadorit Momçill Rajçevski në Elbasan

Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski dhe diplomatët e Ambasadës vizituan më 5 shkurt qytetin Elbasan, ku u takuan me Prefektin e Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja, kryetarin e bashkisë së qytetit Qazim Sejdini,..

botuar më 19-02-11 4.49.MD