Mbushen 140 vjet nga thirrja e Parlamentit të parë të Bullgarisë së Lirë

Foto: arkiv

Më 10 shkurt mbushen 140 vjet nga hapja e punës së Kuvendit të Madh Popullor të shtetit të porsaçliruar bullgar nga zgjedha osmane. Seanca e parë u organizua më 10 shkurt të vitit 1879 nga komisari perandorak princ Aleksandër Dondukov-Korsakov, i cili udhëhiqte pushtetin e përkohshëm rus deri në formimin e institucioneve bullgare.

Kuvendi kishte për qëllim të hartojë dhe të miratojë strukturën e ardhshme shtetërore të Principatës së porsaçliruar të Bullgarisë. 229 ishin përfaqësuesit popullorë, të cilët përfunduan me sukses punën e tyre më 16 prill të po këtij viti, me miratimin e Kushtetutës së Tërnovos. Dokumenti afirmonte vlerat demokratike të popullit bullgar dhe u kthye në bazën juridike të formimit të shtetit bullgar.

Historianët e caktojnë Kushtetutën e Tërnovos si një nga kushtetutat më moderne dhe më demokratike për atë kohë.

Më shumë nga rubrika

Mbeturinat e një anijeje me vela nga Epoka Osmane (shekulli 18), që shtrihen në një thellësi prej 301 metrash para Bregdetit Jugor të Detit të Zi

Deti i Zi na tregon pak nga pak sekretet e veta

Bullgaria kufizon në lindje me Detin e Zi. Prandaj nuk është e rastit se ka kaq shumë legjenda kushtuar detit. Sipas një prej tyre ai e ka këtë emër për shkak të anijembytjeve të shumta. Çfarë misteresh i mbulojnë ujërat e Detit të Zi? Këtë pyetje e..

botuar më 19-04-18 3.08.MD
Shtëpia e Kujumxhiut

Allafrënga – shenjë për afrimin e Plovdivit drejt kulturës evropiane në mesin e shekullit të 19

Si pjesë nga “Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019”, Muzeu Etnografik Regjional në qytet ka përgatitur një vështrim interesant ndaj realitetit rilindës. Miqtë dhe banuesit do të mund të shijojnë pjesë nga kjo histori në ekspozitën “Koha..

botuar më 19-04-18 1.21.MD

140 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Tërnovos

Pak pasi u çlirua, Atdheu ynë i rilindur ishte thirrur sipas Traktatit të Berlinit të krijonte ligje të veta. Parlamentarët bullgarë pa përvojë deri atëherë, me entuziazmin, përgjegjësinë dhe atdhedashurinë e vet e kryen shkëlqyeshëm punën e tyre. Kështu..

botuar më 19-04-16 1.56.MD