Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një firmë bullgare bëri të ditur se ka krijuar aparatin më të vogël llogaritës

Foto: daisy.bg

Aparati i vogël llogaritës tashmë është një hit i vërtetë ndër biznesmenët, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët tek ne. Ky aparat i vogël llogaritës, i cili është i përshtatshëm edhe për xhep, u realizua nga një ekip prej inxhinierësh bullgarë. Dimensionet e tij janë vetëm 84x167x60 milimetra, ndërsa pesha – vetëm 300 gramë.

Ai tashmë u përgjigjet të gjitha kërkesave të Ministrisë së Financave dhe autoriteteve tatimore. Aparati më i vogël llogaritës tërheq interesin sepse ka shumë përparësi – bateri të integruar, mundësi për lidhje nëpërmjet Bluetooth dhe WiFi. Në të mund të regjistrohen të dhëna për artikuj dhe klientë, gjë që e bën në të vërtetë një “zyrë xhepi”, janë të bindur përdoruesit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asen Vasilev

Kur plotëson kriterin e inflacionit, Bullgaria hyn në Eurozonë

Bullgaria do të mund të hyjë në Eurozonë kur të mbulohet kriteri i inflacionit. Kështu tha ministri i фinancave në dorëheqje Asen Vasilev në Kuvendin Popullor, gjatë diskutimeve lidhur me Holdingun Bullgar Energjetik. Vasilev vuri në dukje se..

botuar më 24-03-29 5.07.MD

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD