Gjatë shkurtit në shumë vendbanime bullgare organizohen festa të verës. Bullgaria Jugperëndimore – me klimën e ngrohtë dhe të butë të ndikuar nga era е Egjeut, është ndër krahinat kryesore plotë vreshta dhe kantina për prodhimin e verës.
22 vjeçari Petër Mihov u shpall Mbret i Verës në Festën e Hyjnive dhe të Verës, e cila u zhvillua për herë të 27-të në fshatin Ilindenci të bashkisë Strumjani. Ditën e shtune dhe të diele, më 9 dhe 10 shkurt, festat e verës vazhdojnë në fshatin Dellçevo të strukur në rrëzat jugore të malit Pirin dhe në vendbanimin më të vogël të Bullgarisë – Mellnik. Në fshatin Dellçevo pritet që në festat të asistojë edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo do të përfshihet në ritin tradicional të krasitjeve të hardhive.
“Rrushi i artë” është emri i festivalit të verës në qytetin Mellnik. Në ekspozitën e verës, që organizohet në kuadrin e festës secili mund të shijojë falas verën e rajonit. Legjendat tregojnë se edhe Sir Winston Churchill e ka pirë këtë verë me kënaqësi.
Organizatorët e Bashkisë së qytetit Sandanski dhe Shoqata “Për Mellnik” ftuan të gjithë prodhuesit e verës nga rajoni që të marrin pjesë në konkursin për verë më të mirë shtëpiake nga varieteti krahinor “Shiroka mellnishka loza”. Programi i pasur folklorik do të kthejë edicionin e tetë të festivalit “Rrushi i artë” në një festë të vërtetë të verës dhe të dashurisë.
Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të cilët është docent Nikollaj Cvetkov nga Instituti i Biologjigsë Molekulare pranë Akademisë..
14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një..
Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski dhe diplomatët e Ambasadës vizituan më 5 shkurt qytetin Elbasan, ku u takuan me Prefektin e Qarkut të Elbasanit Gledian Llatja, kryetarin e bashkisë së qytetit Qazim Sejdini,..
Email: albanian@bnr.bg
Telefona: +359 2 9336 65014 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon..
Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të..