Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të drejtat e bullgarëve në Britaninë e Madhe do të garantohen edhe në rast të një Brekziti të fortë

Foto: arkiv

Të drejtat e shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe do të garantohen edhe në rast të një Brekziti të fortë. Këtë e vuri në dukje para Radios Kombëtare Bullgare Vasill Asenov, Shef i Zyrës për Punësim dhe Çështje Sociale në Ambasadën e Bullgarisë në Londër. Bullgarët, të cilët deri në datën 29 mars 2019  jetojnë në territorin e Mbretërisë, duhet të aplikojnë për “Status të qëndrimit afatgjatë” /settled status/. Pritet se legjislacioni i ri i imigracionit, i cili duhet të hyjë në fuqi që nga fillimi i vitit 2021, nuk do të çojë deri në një domosdoshmëri prej vizave turistike për bullgarët. Zyra për Punësim dhe Çështje Sociale pranë misionit bullgar në Londër organizon ditë informative gjatë këtij muaji. Do të hapet një konsullatë e përgjithshme edhe në Edinburg-Skoci.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD