Ambasadori Rajçevski për programin e RTSH-së në gjuhën bullgare

Foto: BGNES

Më 28 janar për herë të parë në eterin e televizionit shqiptar u transmetuan lajme në gjuhën bullgare. Kështu u vu zyrtarisht fillimi i programit prej gjysmë ore për minoritetin bullgar në Shqipëri.

Për ne fillimi i transmetimit të programit në gjuhën bullgare në RTSH2 është një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse bullgarët që jetojnë në këto vise deri në vitin 2017 nuk ishin njohur si minoritet” – komentoi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski.

Tani ata janë përfshirë në Ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe në të është shkruar se: “Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Radioja dhe televizioni publik qendror transmeton në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare”.

Përpjekjet tona gjatë bisedimeve me drejtorinë e RTSH-së ishin fokusuar te mundësia që transmetimet në gjuhën bullgare të fillojnë sa më shpejtë. Ora e emisionit tonë ishte pak problematike, por për fat të mirë morëm një orë shumë të përshtatshme – 17.30, dhe aktualisht programet për pakicat kombëtare fillojnë pikërisht me lajmet në gjuhën bullgare – shpjegoi zoti Rajçevski. Tani për tani ka vetëm 5 minuta lajme të përgatitura nga Radio televizioni shqiptar dhe të përkthyera dhe të lexuara në bullgarisht. Në të ardhmen tërë programi do të vazhdojë 30 minuta dhe në të do të përfshihen tema të lidhura me komunitetin bullgar në Shqipëri, kështu dhe materiale video për Bullgarinë, kulturën dhe historinë bullgare. Në lidhje me këtë po zhvillojmë bisedime me Televizionin Kombëtar Bullgar dhe shpresoj se së shpejti do të fillojë transmetimi i programeve të gatshme

Me dobi shumë të madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën letrare bullgare do të jetë moduli i quajtur “Unë mësoj bullgarisht”. Propozimi për të vjen nga Ambasada bullgare në Shqipëri dhe tashmë është arritur mirëkuptim për të me drejtorinë e RTSH-së. Videot mësimore do të përgatiten me ndihmën e Ministrisë bullgare të Arsimit dhe Shkencës. Hapat e tjera sipas Ambasadorit janë pikërisht në këtë drejtim:

Në etapën tjetër me rëndësi të madhe është që në bashkëpunim me institucionet bullgare dhe me partnerët tanë shqiptarë, pas miratimit të të gjitha akteve nënligjore të Ligjit për pakicat kombëtare, të analizohen mundësitë për mësimin më të gjerë të gjuhës bullgare. Aktualisht kemi 3 shkolla të së dielës në Tiranë, Korçë dhe Bilisht dhe ideja është që të përgatiten mësues të gjuhës bullgare. Duke pasur parasysh numrin e njerëzve që dëshirojnë të mësojnë bullgarisht, do të shikojmë se ku mund të organizohet mësim suplementar.”

Të gjithë këta hapa që mund të bëhen nga institucionet bullgare dhe nga komuniteti i bullgarëve në Shqipëri kërkojnë një mobilizim serioz. Sipas Momçill Rajçevskit njohja e pakicës bullgare në Shqipëri është vetëm fillimi dhe tani fillon puna e madhe.

Vitin tjetër presim censusin e popullsisë dhe për ne është me rëndësi të shikojmë rezultatet e këtij numërimi, sepse tashmë do të ketë opsion “bullgar”. Do të kuptojmë se sa persona vetëidentifikohen bullgarë dhe nga kjo do të varren shumë gjëra në të ardhmen – ku do të mësohet bullgarisht, si, e kështu me radhë.” – shpjegoi ambasadori.

Përpiloi: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Institucionet i bashkojnë përpjekjet e tyre në mbrojtje të mjekëve nga shfaqjet e agresionit të shpeshtë

Rastet e shpeshta të sulmeve dhe rrahjeve mbi mjekët nga ana e pacientëve të tyre gjatë muajit e fundit, e shtynë Bashkimin e Mjekëve të Bullgarisë të rinis fushatën e vet kundër dhunës mbi mjekët, me të cilën i thonë se “Të shpëtosh është prirje..

botuar më 19-02-20 3.38.MD

146 vjet pas vdekjes së Vasill Levskit po vazhdojmë të kërkojmë të vërtetën për lirinë

Për të gjithë bullgarët Vasill Levski është një personalitet i shenjtë. Postulatet e Apostullit për një republikë të pastër dhe të shenjtë, për liri dhe barazi janë aktuale edhe sot e kësaj dite – 146 vjet pas vdekjes së tij tragjike. Amanetet..

botuar më 19-02-19 1.59.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Erdogan kërkoi hapjen e xhamisë së Fetijes në Athinë Pak pasi në fillimin e këtij muaji gjatë vizitës së tij në Turqi Aleksis Cipras kërkoi që Seminari i mbyllur në ishullin Halki të hapë dyert përsëri, këtë të shtunë..

botuar më 19-02-18 3.20.MD