Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ripohoi angazhimet e veta për rritjen e investimeve në mbrojtje

| rinovuar më 19-02-14 6.25.MD
Ministri Karakaçanov
Foto: BGNES

Në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë Krasimir Karakaçanov ripohoi angazhimin e vendit për të arritur parametrat për investime në mbrojtje, për të cilët u arrit marrëveshje gjatë 2014-ës në Uells. Plani i miratuar nga qeveria për rritjen e të ardhurave për mbrojtjen parashikon që deri në vitin 2024 ato të arrijnë 2 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto /PBB/ dhe 20 për qind e përmasës së tyre të përbashkët të jetë për armatosje të re, teknikë dhe studime shkencore. Gjatë 2018-ës shpenzimet për mbrojtjen përbënin 1.55 për qind prej PBB-së.

Në kuadrin e forumit Karakaçanovi u takua me Sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së Patrick Shanahan, me të cilin ka diskutuar çështje të lidhura me projektin për blerjen nga ana e Bullgarisë të avionëve amerikanë luftarakë. Në takimin e tij me Ministren e mbrojtjes së Gjermanisë Ursula von der Leyen Karakaçanovi ka nënvizuar dëshirën e Bullgarisë për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes – për rritjen e numrit të aktiviteteve të përbashkëta të forcave të armatosura të të dyja vendeve dhe për pjesëmarrjen e Gjermanisë në modernizimin e Ushtrisë bullgare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD

Ngarkesa e parë e karburantit bërthamor amerikan mbërriti në Bullgari

Ngarkesa e parë e karburantit të freskët bërthamor për centralin atomik “Kozlloduj” mbërriti në Portin Varna - Perëndim. Ajo na është dorëzuar nga anija me flamur holandez "Adamas", raportoi BNT. Karburanti i prodhuar nga kompania amerikane..

botuar më 24-04-19 4.19.MD

Komisionerja e BE-së Johansson kontrolloi regjimin e Shengenit në Aeroportin e Sofjes

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson vizitoi pikën kufitare të Aeroportit të Sofjes. Ministri në detyrë Kalin Stojanov i tregoi Johanssonit organizimin e ri të punës pas hyrjes ajrore të Bullgarisë në Shengen. U theksua se gjëja..

botuar më 24-04-19 3.36.MD