Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të marrë nga BE-ja 17 mln euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Foto: BGNES

Bashkimi Evropian livron afro 17 mln euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Bullgari. Projekti për ajër të pastër përfshin Sofjen, Burgasin, Veliko Tërnovon dhe qytete të tjera, ku banon një e treta e popullsisë së vendit. Në kuadrin e projektit do të stimulohet ndërrimi i sistemeve për ngrohjen e shtëpive, të cilat e ndotin ajrin, dhe do të përgatiten rekomandime kombëtare për kalimin drejt formave alternative të ngrohjes.

Ndotja e ajrit si rrjedhim i ngrohjes dhe i transportit është një problem serioz për Bullgarinë. Afro 90 për qind e popullsisë në qytete janë të detyruar të thithin ajër të ndotur, ku niveli i grimcave të imëta të pluhurit është mbi nivelin mesatar për BE-në.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 prillin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në..

botuar më 24-04-18 7.40.MD

Ish-drejtoresha e doganave, Petja Bankova, mbetet përgjithmonë në paraburgim

Gjykata e Apelit e Sofjes i la në paraburgim të përhershëm ish-drejtoreshën e Agjencisë Doganore Petja Bankova dhe biznesmenin Stefan Dimitrov. Vendimi nuk mund të apelohet. Sipas arsyeve të gjyqtarëve, ekziston supozimi i bazuar se të dy janë..

botuar më 24-04-18 6.31.MD

Deputetët votuan Strategjinë Kombëtare të Shëndetësisë deri në vitin 2030

Kuvendi Popullor miratoi Strategjinë Kombëtare të Shëndetit deri në vitin 2030. Dokumenti përcakton tri qëllime kryesore: përmirësimin e qëndrueshëm të shëndetit dhe mjedisit; garantimin e sigurisë shëndetësore dhe reduktimin e pabarazive; menaxhim..

botuar më 24-04-18 6.07.MD