Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Canevi jeton me teatrin dhe beson se ka ndezur shkëndijë

Foto: BGNES

Shkrimtari Stefan Canev do të marrë dekoratën “Ikar” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin teatral. Pas nominimit  nga Lidhja e artistëve gjatë këtij muaji, çmimi do ti jepet më 27 mars, në Ditën e Teatrit.

82 vjeçari Stefan Canevi është një dramaturg shumë produktiv dhe  që nga viti 1962 e deri tani ka shkruar mbi 30 pjesa. Akoma në periudhën e totalitarizmit ai drejton pyetje të rëndësishme dhe shumë shpesh të vështira e të çuditshmen – për të vërtetën dhe gënjeshtrën, për kuptimin e jetës, për karakterin tonë kombëtar dhe për rrugën tonë si bullgarë. Mes personazheve të tij janë heronjtë tanë më të njohur kombëtarë - Apostulli i lirisë Vasill Levski dhe poeti-revolucionar Hristo Botev, të vrarë për çlirimin tonë nga sundimi osman. Ata i mbrojnë idetë e veta deri në fund, por ndeshen me tradhtinë, frikën, egoizmin dhe lakminë, përfshi dhe mes njerëzve të tyre më të afërt në luftë. Canevi e vlerëson në mënyrë të veçantë tragjedinë e tij “Procesi kundër beresogomilëve”- heretikët bullgarë nga Mesjeta, të cilët në këtë rast simbolizojnë  mospajtimin  me sistemin dhe gjendjen në shoqëri. Pjesa është e shkruar pasi tanket e Traktatit të Varshavës shtypin gjatë vitit 1968 “Pranverën e Pragës” – ngritjen demokratike të popullit çekosllovak.

Krijimi i fundit i vënë në skenë i Canevit – “Violinistja  e Zotit” është po kështu sfidë, por në një mënyrë tjetër. Kjo është një monodramë e artistes Dorotea Tonçeva, pa efekte të jashtme , pa komplot kriminal, seks dhe humor të trashë. Shkrimtari është i kënaqur nga suksesi i pjesës: Mundet një orë e gjysmë t’i flitet publikut për gjëra shumë serioze, për jetën, për vdekjen, për Zotin, për artin, për idealet e larta. Domethënë mundet pa pasur një komplot të saktë, pa pasur vrasje -tha shkrimtari në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Ka dhe një krijim tjetër të ri, i cili nuk është treguar para publikut...Teatri është shteti im”, tregon Canevi, dhe akoma: “Mendoj se teatri është arti i fundit, i cili do të vdes. Dhe në qoftë se në planet mbeten vetëm 2 veta, me siguri njëri do të luajë diçka përpara tjetrit.

Canevi pëlqen të flasë dhe për njerëzit, me të cilët punon – regjisorët dhe aktorët:

Më e rëndësishmja është se këta djem dhe vajza çdo natë e tregojnë shpirtin e vet para spektatorëve. Unë i quaj “njerëz ndriçues”- dhe ata shpresojnë se çdo natë mund të ndezin dritë në shpirtrat e njerëzve, më në veçanti në këtë kohë të pragmatizmit mizor dhe lakmitar. Por, a ka mundur ai vet të ndezë një dritë të tillë në shpirtrat e spektatorëve? Më tepër po, mendon shkrimtari. Për ndryshe nuk do të merresha me këtë. Ajo është me baticë dhe zbaticë. Njëherë mendoj se e kam ndezur, kurse pas kësaj dëshpërohem dhe më duket se nuk ka asnjëfarë kuptimi.

Pavarësisht se, sipas fjalëve të tij jeton në një shtet- “teatër”, Canevi është njeri me ndjenjë të zgjuar publike. Ai shikon probleme dhe në kulturën tonë dhe në të gjithë shtetin. Për shembull – niveli i politikanëve dhe i udhëheqësve shtetërorë, mes të cilëve ka dhe njerëz pa kualifikim dhe përgatitje të mjaftueshme:

Këtu problemi i burrështetasve tanë, jo i të gjithëve, por i pjesës më të madhe prej tyre,është fakti, se ata nuk janë përgatitur për këtë, nuk kanë mësuar për këtë punë. Sepse turpërohen nga kjo fjalë. Për këtë gjë mësohet. Nuk mund të bëhesh burrështetas, të drejtosh një shtet të tërë, pa drejtuar një qytet.

Pavarësisht nga problemet e shumta të shoqërisë sonë, Canevi mbetet optimist, para së gjithësh për njerëzit tek ne: Njeriun asnjëherë nuk mund ta kufizosh me rrethanat. Më të mjerë janë njerëzit, të cilët varen nga rrethanat. Kurse për misionin e krijuesit në shoqëri, ai tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë para ca kohe: Për çdo një pyetje, poeti duhet të bëjë pyetje botërore, për ndryshe nuk ka kuptim që ta shkruajë. Shqetësimet për realitetin , në të cilin jetojmë, marrin pjesë në  një mënyre të veçantë në veprën e Canevit, e cila do të vihet në skenë së shpejti : “Qarja e engjëllit”. Bëhet fjalë për një njeri, i cili qëndron në burg 19 vjet, i dënuar në mënyrë të padrejtë. Pas mureve takon një mik të shkëlqyer, i cili edukon tek ai cilësi të larta shpirtërore.

Dhe kur del jashtë, ai nuk e gjen veten si dhe atë , e cila është e edukuar në të nga ai plak dhe do që të kthehet përsëri në burg, ku ndihet më i lirë, sesa jashtë. Siç i ka thënë plaku, ki parasysh, se jashtë ka njerëz shumë më tepër jo të lirë , sesa jemi ne këtu në burg. Kështu, me pyetjen për lirinë e shpirtit, të cilën Stefan Canevi e ka shtuar jo një herë, vazhdon tani për tani krijimtaria e shkrimtarit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD