Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Presidenti Erdogan kërkoi hapjen e xhamisë së Fetijes në Athinë

Foto: grreporter.info

Pak pasi në fillimin e këtij muaji gjatë vizitës së tij në Turqi Aleksis Cipras kërkoi që Seminari i mbyllur në ishullin Halki të hapë dyert përsëri, këtë të shtunë presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan insistoi që në këmbim të fillojë të punojë xhamia në Athinë dhe të ndërtohen minaret e saj. Seminari në Halki është mbyllur në vitin 1971 në sfondin e tensionit mes Ankarasë dhe Athinës për shkak të Qipros. Xhamia Fetije në Athinë është ndërtuar në vitin 1458 gjatë kohës së sundimit osman në Greqi, por që nga viti 1821 nuk përdoret nga myslimanët e qytetit.

Qindra të ndalur në Turqi për lidhje me kurdët

Foto: superhaber.tv

Në 156 operacione të policisë të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Turqi në lidhje me përvjetorin e 20-të të kapjes së liderit kurd Abdullah Oxhalan (Öcalan), ishin ndaluar 735 persona me akuza për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit apo për përkrahjen e ekstremistëve kurdë. Janë sekuestruar armë, municione dhe eksplozivë, informoi Agjencia e lajmeve Anadolu. Sipas autoriteteve të ndaluarit kanë planifikuar protesta masive për përvjetorin e arrestimit të Oxhalanit.

Kosova shënoi përvjetorin e vet të 11-të

Foto: dnevnik.bg

Me seancë festive në Parlamentin e Kosovës u shënua përvjetori i 11-të i Pavarësisë së Kosovës – shteti më i ri në Evropë, i cili sot është njohur nga më se 100 shtete-anëtare të OKB-së. Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se viti 2019 do të jetë konsolidues për Kosovën dhe se të gjitha çështjet e hapura regjionale dhe ndërkombëtare do të mbyllen, përfshin dhe marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke me Serbinë në kuadrin e kufijve aktuale.

Mijëra malazezë kërkuan dorëheqjen e presidentit

Foto: BTA

Rreth 3 500 veta protestuan në Podgoricë me kërkesë për dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviç në sfondin e informacioneve të shpaluara për financimin ilegal të partisë së tij. Pjesëmarrësit në protestë mbajtën parulla “Milo, vjedhës” dhe “Dorëheqje”. Gjukanoviç është në krye të Malit të Zi pothuaj pa ndërprerje që nga viti 1991 deri më sot. Biznesmeni Dushko Knezeviç, i akuzuar për pastrim parash me vlerë 500 miliona euro, para pak kohe ka deklaruar vetë se i ka dhuruar 97 mijë euro Gjukanoviçit para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016.

Dimitrovgradi i Serbisë bëhet Caribrod, siç është emri i tij i vjetër

Foto: BTA

Qyteti Dimitrovgrad, i cili ndodhet në Serbinë Lindore, i populluar kryesisht me njerëz me prejardhje bullgare, zyrtarisht mori emrin e vet të vjetër Caribrod. Dy emrat “Dimitrovgrad” dhe “Caribrod” do të jenë të vlefshme në dokumentet zyrtare dhe në shenjat rrugore në Republikën e Serbisë. Në praninë e ambasadorit bullgar Radko Vllajkov në godinën e bashkisë ishte vendosur tabelë me emrin Caribrod në serbisht dhe bullgarisht. Në të ardhmen e afërt bullgarët e Caribrodit do të mund të përdorin sistemin bullgar të mbiemrave.

Dhunë në Tiranë gjatë protestave të opozitës

Foto: news.bnt.bg

Protesta e opozitës shqiptare u shoqërua me dhunë para kryeministrisë dhe zyrës së Edi Ramës. Protestuesit insistojnë për dorëheqjen e kryeministrit. Të shtunën që në minutat e para të protestës, situata u shkallëzua, pasi një grup protestuesish iu sulën derës së kryeministrisë. Skela e vënë për mbrojtje dhe mbulesa jeshile u shkatërruan dhe pati thyerje xhamash e dëmtime të portave të kryeministrisë. Nga brenda kryeministrisë u reagua me gaz lotsjellës dhe ujë. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD