Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maroku e fton Bullgarinë për ta paraqitur prodhimin e saj bujqësor

Foto: BGNES

Ministri i Bujqësisë Rumen Porozhanov u takua me Ambasadoren e Marokut te ne zonja Zakia El Midaoui. Zoti Porozhanov vuri në dukje se tregu evropian është tregu kryesor për prodhuesit bullgarë, por me rëndësi shumë të madhe janë edhe lidhjet tona me vendet jashtë BE-së. Ai shprehu interesin e bujqve dhe të prodhuesve bullgarë për të dalë në tregje të mira, si ai në Marok dhe në Afrikën Veriore. Si përgjigje Shkëlqesia e saj Zakia El Midaoui i ftoi firmat bullgare që të marrin pjesë në Ekspozitën më të madhe marokene nga 16 deri në 21 prill. Gjatë vitit 2018 në të kanë marrë pjesë 70 vende dhe ajo është vizituar nga mbi 1 mln veta. Maroku është qendër e shpërndarjes së mallrave për pjesën tjetër të Afrikës dhe mund të trajtohet si një platformë e eksportuesve bullgarë, kurse nga ana e vet Bullgaria është dera drejt Ballkanit, deklaroi zonja Zakia El Midaoui.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD