Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjyshja Marta në Milano flet bullgarisht... dhe jo vetëm kaq!

Foto: FB Centro linguistico e culturale Qui Bulgaria

Bullgarët, rumunët, moldavianët dhe maqedonasit do të përshëndesin ardhjen e pranverës me “Pranverë ballkanike në të kuqe e të bardhë “. Festa do të zhvillohet në Milano më 24 shkurt dhe i kushtohet 1 marsit – dita, kur u vëmë njerëzve tanë të dashur nga një amulet për shëndet, të punuar prej fijeve të bardha dhe të kuqe. Në Bullgari ky amulet quhet “martenica” (verore) dhe jepet në festën e quajtur “Gjyshja Marta”, në Rumani dhe Moldavi është “marcishor” (Mărțișor), kurse në Maqedoninë e Veriut “martinka”. Gjatë vitit 2017 verorja ishte shtuar në Listën përfaqësive të elementeve të trashëgimisë kulturore jo materiale të njerëzimit pasi ishte nominuar prej katër shteteve – një fakt, i cili provokoi bashkësitë ballkanike në Milano të organizojnë një festë të përbashkët.

Në praktikë, në fillim këto ishin punishte për verore pranë Shkollës Bullgare në Milano. Pas propozimit për shpalljen e verores për trashëgimi jo materiale kulturore të UNESKO-s, në bazë të idesë së avokates Marija Gançeva – zëvendës kryetarja e qendrës sonë, vendosëm të zgjerojmë këta laboratorë dhe drejt kombeve të tjera, të cilat e kanë të njëjtën traditë”, tha Gergana Hristova – kryetare e Qendrës kulturore dhe të gjuhëve të huaja “Këtu Bullgaria” dhe Shkollës Bullgare të ditës së diel në Milano.

Për vit të tretë të radhës festa ballkanike organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Italiano-Rumune në Milano, asociacionin moldavian “Vatra Neamului” dhe Asociacionin kulturor maqedonas “Ura prej guri”. Ngjarja do të kalojë nën patronazhin e Bashkisë së qytetit Milano dhe të  Konsullatave të Përgjithshme të Bullgarisë, Rumanisë dhe Moldavisë në qytetin italian. Një juri do të zgjedhë veroret më të bukura, të punuara prej fëmijëve me ndihmën e ekspertëve nga katër asociacionet kulturore dhe prej prindërve nga shkolla bullgare. Festa  do të përfundojë me një klasë të valleve popullore bullgare, nën drejtimin e grupit folklorik “Veselie”.

“Pranvera ballkanike në të kuqe e të bardhë” është e menduar si një ditë e përmbushur me ngjarje të shumta – “një mësim i vlefshëm për fëmijët tanë për solidaritet dhe këmbim të vlerave të përbashkëta kulturore dhe të traditave të bashkësive ballkanike në Milano. Kjo është mënyra, në bazë të së cilës kjo trashëgimi mund të vazhdojë të transmetohet nga brezi në brez, duke lidhur rrënjët e thella me ndjenjën kozmopolite për bashkësi”, thonë organizatorët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: FB Centro linguistico e culturale Qui Bulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD