Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Harku i Megaliteve të Detit të Zi – më shumë pyetje sesa përgjigje

4
Megaliti afër fshatit Buzovgrad, në qarkun Kazanllëk, Bullgari Qendrore
Foto: BGNES

Megalitet – këta gurë mistik, të krijuar para disa mijëvjeçarëve, hasen në pjesë të ndryshme të botës. Studiuesit i ndajnë në dolmenë dhe menhirë. Dolmenët përbëjnë shtëpi të vogla prej pjesësh të mëdha guri – me kapak dhe katër mure të bashkuara pa muratori. Menhirët janë gurë të mëdhenj që janë vendosur në tokë si shtylla të mëdha veçmas, ose në grupe – të radhitura dhe të shpërndara, ose të vendosura në rreth të quajtur “kromleh”. Objekte të tilla ka edhe në bregdetin e Detit të Zi, duke formuar sipas studiuesit të kulturës së megaliteve, doc. Ljubomir Conev, një hark megalitesh në rajonin e Detit të Zi. Ai kalon përmes Rodopeve Lindore, Sakarit, rajonit lindor të malit Stara Pllanina, rajonit të Shumenit, kepit Kaliakra, Gadishullit të Krimeas, Kaukazit dhe Maleve Armene.

Shkencëtarët janë të bindur në rëndësinë sakrale të megaliteve. Kur saktësisht janë krijuar? A ka lidhje dhe analogji mes objekteve të ndryshme në rajonin e Detit të Zi? Me këto pyetje iu drejtuam docentit Conev. “Kur të flitet për megalitet, pyetjet janë më shumë sesa përgjigjet. Përveç kësaj janë shumë pak përgjigjet, të cilat mund të vërtetohen – thotë studiuesi. – Paradoksi është se ka ngjashmëri mes fushave të megaliteve, por nuk ka fusha të tilla të ndryshme prej megalitesh.

Ljubomir Conev pranë menhirit “Çuçull kamëk” afër fshatit Ovçarovo në qarkun e qytetit Haskovo (Bullgari Jugore)Në Ballkan ka rreth 400 dolmenë dhe akoma kaq menhirë. Në Kaukaz dolmenët janë rreth 2000, por nuk ka menhirë. Në Malet Armene ka një objekt shumë të bukur me disa qindra menhirë dhe një dolmen të vogël në mes. Shkencëtarët vendas thonë se është nga mijëvjeçari V-IV para Krishtit. Megalitet armene duhet të jenë më të reja nga ato kaukaziane, që datojnë në shekullin XXV deri në shekullin XV (mijëvjeçarin III – II para Krishtit). 4-5 shekuj pas ndërprerjes së ndërtimit të konstruksioneve të tilla është krijuar fusha më e re ballkanike prej megalitesh që daton në shekullin XII dhe VI para Krishtit. Kam dëshirë të kuptoj nëse ky dallim i madh në kohë është i vërtetë, ose i detyrohet datimit të pasaktë. Më duket e pamundur që fusha kaq të afërta prej megalitesh të kenë ekzistuar në mënyrë të izoluar me dallim kaq të madh në kohë” – është i mendimit docenti Conev.

Problemi kryesor i megaliteve është datimi i tyre i saktë. Në qoftë se ai zgjidhet misteri rreth tyre gradualisht do të zhduket. Fushat e megaliteve në vendet e ndryshme janë studiuar në kohë të ndryshme dhe me metoda të ndryshme. Sipas Ljubomir Conevit më i saktë është datimi i dolmenëve kaukazianë i bërë me ndihmën e karbonit radioaktiv-14 dhe me lumineshencën e stimuluar optikisht. Në Bullgari datimi bazohet te zbulimet prej qeramike, të cilat mund të jenë nga epoka më të ndryshme.

Ku në vendin tonë mund të shihen objekte të ruajtura mirë prej megalitesh?

Dolmenët ndodhen në pjesën bullgare të malit Stranxha, në malin Sakar dhe në pjesën lindore të malit të Rodopeve. Objektet më të mëdha dhe të ruajtura relativisht mirë ndodhen në Stranxha afër kufirit turk. Ato janlë rruajtur në sajë të faktit se ky është një rajon kufitar dhe në vazhdim të viteve ka qenë i paarritshëm për thesarkërkuesit. Më shumë turistë vizitojnë malin Sakar, ku pjesa më e madhe e dolmenëve ndodhen në rrugën mes qyteteve Harmanli dhe Topollovgrad” – tha doc. Conev.

Dolmenët në rajonin e fshatit Hljabovo, në qarkun Topollovgrad (Bullgari Juglindore) / Foto: Gergana Encheva / Shutterstock

Duke folur për kromhelët, në Bullgari ka pesë të tillë. Njëri ndodhet në fshatin Dollni Gllavnik në Rodopet Lindore – rreth 20 gurë të mëdhenj me lartësi 1-1,50 m., të renditur në një rreth. I tillë ka qenë kromlehu afër fshatit Starosell, në fshatin Staro Zhelezare me 24 gurë, por tani ai është krejtësisht i asgjësuar. I treti ndodhet në kepin Emine. Menhirë të renditur në rresht dhe në grupe të parregullta ka në rajonin e kryeqytetit të vjetër bullgar Pliska (Bullgari Veriore). Ata quhen “devteshlar” (“gurë-fantazma”). Disa shkencëtarë pohojnë se ata janë bërë nga bullgarët e lashtë. Por docenti Conev është skeptik sa i përket kësaj teorie.

Sipas meje nuk është e mundshme që njerëzit që kanë arritur deri në një nivel të caktuar të qytetërimit, të cilët kanë pasur shtet të vet, të cilët kanë ardhur në trojet tona në mënyrë të organizuar dhe kanë krijuar një shtet me kryeqytet, të jenë krijuesit e këtyre megaliteve. Kjo është diçka shumë primitive – është i bindur docenti Conev. Përveç kësaj kudo në burimet e shkruara për bullgarët e lashtë nuk ka shpjegime për këta gurë. Dhe diçka më shumë – më vonë bullgarët zgjerojnë shtetin e tyre deri në Detin Egje. Por atje nuk ka objekte të tilla. Prandaj unë preferoj të mendoj se kjo është një shtresë tjetër historike.

Kromlehu i fshatit Dollni Gllavnik, në qarkun Maxharovo / Foto: bg.wikipedia.org

Kundërshtimet ndërmjet shkencëtarëve mund të përfundojnë pas datimit të saktë të objekteve me metodën lumineshente. Pikërisht ajo është përdorur për vizatimet e shquara në pllajën Naska në Peru, të cilat vizitohet nga mijëra turistë nga tërë bota, shpjegon Conevi. Analiza të tilla mund të bëjmë me ndihmën e fqinjëve tanë jugorë – grekët, të cilët prej kohe e përdorin këtë metodë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD