Debutimi i Krasimira Stojanovës në Kroaci

Foto: krassimira-stoyanova.com

Shumë nga të ashtuquajturat koncerte gala, të cilat prezantojnë yjet më të mëdhenj të operës, janë lidhur më tepër me shkëlqimin dhe paratë ,sesa me muzikën. Prandaj unë nuk jam përkrahës i koncerteve të këtij lloji. Por, koncertin e Krasimira Stojanovës këtu në Zagreb, do ta mbaj mend për gjithë jetën pikërisht për shkak të muzikës dhe artit të lartë të sopranos bullgare me famë botërore.

Krasimira Stojanova nuk bën pothuajse asgjë, në mënyrë që të formojë imazhin e vet të një ylli të operës me mjetet modern si moda ose sjellja e një ylli të cilit nuk mund t’i afrohesh. Ajo është një divë e vërtetë e artit vokal dhe të kuptimit të thellë të muzikës të cilën e interpreton.

Shenja e parë e përkushtimit të saj në art ishte programi, të cilin Krasimira Stojanova e zgjodhi. Në pjesën e parë ajo u prezantua me dy perla të repertorit operistik sllav – Tatjana në “Skenën me letrën” nga “Eugjen Onegjini“ të Çajkovskit dhe me “Këngën drejtuar hënës” nga “Sirena” të Dvorzhakut . Një intermexo e zgjedhur mire dhe mjaft dëfryese ishte “Marshi Egjiptian” nga Johan Shtraus-biri, i realizuar nga Orkestra Simfonike e Radios dhe Televizionit Kroat nën drejtimin e dirigjentit Tonçi Biliç, i cili na çoi drejt aries së heroinës egjiptiane të Verdit – Aida. Aria e njohur Ritorna vincitor, e zgjedhur si final i pjesës së parë, akoma më shumë i rriti pritjet për pjesën tjetër të mbrëmjes. Koncerti përfundoi me interpretimin perfekt të Io son l'umile ancella – aria e Adriana Lekuvjor nga pjesa e parë e operës me të njëjtin titull të Çileas, qe pasqyron me saktësi kredon e Krasimira Stojanovës, se është një shërbëtore modeste e artit. Publiku ishte mahnitur dhe nga një arie tjetër shumë të njohur “Ebben? ne andro lontana të Valit” nga „La Vali“ të Katalanit. Por ajo e cila do të mbajë këtë koncert përgjithmonë në kujtimin tim, e cila më la pa marrë frymë dhe më përloti, qe skena e madhe nga „Oteloja“ e Verdit: „Kënga për shelgun“ e Dezdemonës, e cila përfundon me „Ave Marijen“ hyjnore, por gjithësesi njerëzore dhe shumë emocionale.

Vetëm një artiste e madhe si Krasimira Stojanova mund të magjepsë sallën edhe pa ndihmën e skenës së operës dhe të dekoreve dhe të zhysë të gjithë dëgjuesit thellë në tragjedinë e heroit të operës vetëm me zërin e vet dhe me transformimin e saj artistik në rol. Ajo rikrijoi të gjithë dramën me një kontroll të shkëlqyer të zërit, ku çdo një ton ishte plot me kuptim, ngjyrë dhe emocion. Që të gjithë ne, të cilët morëm pjesë në debutimin e Krasimira Stojanovës në Kroaci, ishim jashtëzakonisht të lumtur të mësojmë, se nuk do të presim gjatë për një takim tjetër të ardhshëm me të. Ajo do të kthehet në sallën e koncerteve „Vatroslav Lisinski” në Zagreb me “Rekuiemin“ e Verdit gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Korrespondenca e gazetarit muzikor kroat Branimir Pofuk

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Breza të ndryshëm të yjeve bullgare në “Javët muzikore të Sofjes”

Festivali i pesëdhjetë ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” do t’u japë skenë muzikantëve të shumtë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tanimë janë të afirmuar nëpër botë, por dhe të rinjve të cilët aktualisht fillojnë karrierën e tyre...

botuar më 19-05-22 3.59.MD

Vanja Moneva: Jemi të lumtur, se mesazhi ynë arrin deri tek publiku

I krijuar gjatë vitit 2002 “Festivali i Pashkës” në Moskë është një nga forumet më të konsiderueshme muzikore me një përpjesëtim botëror. Iniciativa për themelimin e tij është e dirigjentit të njohur rus Valerij Gergiev – drejtor i teatrit “Marinski”..

botuar më 19-05-16 1.08.MD

Mario Angjellov: “Muzikë për piano” është një prelud ndaj koncertit të ardhshëm të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

“Muzikë për piano” është titulli i programit të cilin Mario Angjellov e prezanton më 12 maj në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare. Do të tingëllojnë vepra tl Allfred Shnitke, Bah, Hajdn, Mozart dhe Betoven. Një pianist në Orkestrën Simfonike..

botuar më 19-05-12 8.30.PD