Po rritet interesi i investitorëve kinezë ndaj bujqësisë bullgare

Foto: cedr.bg

Sipërmarrësit kinezë në Bullgari i drejtohen më tepër rritjes së grurit, misrit dhe rrushit. Për shembull kompania e biznesmenit të ri Cën Con zotëron mbi 4 000 hektarë me rrush në rajonin e qytetit Llom /në Bullgarinë Veriperëndimore/. Ai e ka blerë tokën me vreshtat aty përpara 5 vjetëve, pa pasur përvojë në këtë lloj veprimtarie.

Erdhëm këtu, u ngjitëm në vendin më të lartë, pamë Danubin dhe atëherë e vendosëm”, sqaron Cën Con. Në fund të vitit të kaluar Con filloi dhe prodhimin e verës bullgare, të cilin e eksporton për në tregun kinez. Planifikon që deri më 2 vjet të ketë dhe kantinë të vet. “Në fund të vitit të kaluar eksportuam 40-50 mijë shishe, tani do të ketë akoma dërgesa të tjera”, shton ai. Sipas ekspertëve investitorët kinezë janë të tërhequr nga taksat e ulëta tek ne.

Mungesa e një industrie të rëndë çon deri tek konkluzioni se vendi ynë është ekologjikisht i pastër. Praktikisht këtu mund të prodhohen produkte me tregues shumë të lartë sa i përket cilësisë”, sqarojnë nga Qendra për inkurajimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë midis Kinës dhe vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, cituar nga një televizion privat kombëtar bullgar.

Më shumë nga rubrika

Me moton “Zhvillim, Paqe dhe Prosperitet” filloi ndërtimi i lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë

Projekti i interkonektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, i njohur akoma si ICGB, është me një rëndësi kyçe për të dyja vendet, por dhe për Ballkanin, Evropën dhe botën për shkak të diversifikimit dhe sigurisë së furnizimeve. Në fshatin..

botuar më 19-05-23 3.25.MD

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në..

botuar më 19-05-17 3.04.MD
Kallojan Stajkov

Përparësitë konkurruese të Bullgarisë në Ballkan

Në sfondin e shteteve të tjera ballkanike Bullgaria është një vend i mirë për investime, mendon ekonomisti Kallojan Stajkov nga Instituti për Ekonomi Tregtare. Kur investitorët vlerësojnë kushtet në shtetin tonë, ata informohen shumë mirë për të..

botuar më 19-05-09 3.16.MD