Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një qen bullgar u bë shpëtimtar dhe hero në Gjermani

Foto: dw.com

Historia e qenit bullgar Mina, i cili e shpëtoi pronarin e tij nga zjarri, por me çmimin e jetës së tij, u përshkrua në mediet gjermane. Në orët e herëta të një dite të shtunë të muajit shkurt në lagjen Holclar në Bon shpërtheu zjarr. Shtëpia e pronares 75 vjeçe të qenit Mina u shkatërrua nga zjarri. Gruaja mbeti e gjallë, sepse ishte zgjuar nga të lehurat e qenit të saj Mina. Në sajë të qenit, gjermania arriti të dalë nga shtëpia e saj. Por qeni mbeti brenda. Zjarrfikësit nuk e lajuan gruan të kthehet mbrapa dhe ta nxjerrë jashtë qenin – ishte vonë dhe situata ishte tepër rrezikuese. Disa ditë pas incidentit tragjik mediet vendase i kushtuan vëmendje historisë së qenit. Reporteri i gazetës gjermane “Gjeneral Ancajger” (General-Anzeiger-bonn.de), i cili e kishte pasqyruar zjarrin, tregoi përpara Diçe Veles se Mina është një qen bullgar, i adoptuar përpara 3 vjetëve në Gjermani, përmes ndërmjetësisë së shoqatës së Bonit për mbrojtje të kafshëve. Nga azili aty sqarojnë se çdo muaj mbërrijnë nga 3 qen nga azilet bullgare, të cilët gjejnë pronarët e tyre në Gjermani.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD

Bullgarët nuk janë ndër entuziastët për votën evropiane

Të lodhur nga kriza politike që vazhdon për të tretin vit me përsëritjen e pafundme të zgjedhjeve parlamentare, bullgarët nuk janë entuziastë për zgjedhjet evropiane. Gatishmëria e tyre për të marrë pjesë në to është më e ulët në krahasim me vitin..

botuar më 24-04-17 8.59.PD

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të..

botuar më 24-04-17 7.30.PD