Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgatitja për Pashkën mes bullgarëve të krishterë fillon me kërkim të ndjesës

Foto: arkiv

Në ditën e fundit përpara Kreshmës së Madhe /sivjet më 10 mars/ ose 7 javë përpara Pashkës, të krishterët ortodoksë shënojnë festën “E diela e kërkimit të faljes” ose të Lidhurat e Djathit. Në këtë ditë lexohen fjalët e Krishtit: “Në qoftë se nuk iu falni njerëzve gabimet dhe mëkatet e tyre dhe Ati juaj qiellor nuk do t’ju falë gabimet dhe mëkatet tuaja” (Mat. 6:15).

Kjo festë është e quajtur nga populli ynë Dita e Faljes ose Dita e të Lidhurave të Djathit. Kjo ditë është e përmbushur me rituale të shumta. Tradita kërkon që çdo një të kërkojë falje nga njerëzit rreth vetes – ë afërm dhe të njohur – për mërzitjet dhe hidhërimet dhe fyerjet, të cilat pa dashje ose me dashje iu ka shkaktuar, si dhe vetë të kërkojë forca në vetvete të mund të falë ata të cilët e kanë lënduar. Sipas traditave popullore në mbrëmjen e festës tek prindërit mblidhen familjet e djemve dhe të vajzave të tyre, nipërit, që të mund të përgatiten për Kreshmën e Madhe, duke vënë mbi tavolinë ushqime të përgatitura me qumësht.

Foto: BTA

Ndjesë kërkojnë më të rinjtë nga më të moshuarit, fëmijët nga prindërit, të martuarit nga kumbarët e tyre – u puthin dorë dhe thonë: Të kërkoj falje nënë, baba...”, “Të faltë Zoti, të jesh i falur!”, është përgjigja e detyrueshme. Një traditë karakteristike nga e kaluara e lidhur me këtë ditë është ndezja e zjarreve. Pasi zjarri pakësohet, ai kapërcehet nga njerëzit e rinj për shëndet gjatë vitit. Pas kësaj rreth tyre luhen valle dhe këndohen këngë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Medalje argjendi për Bullgarinë nga Olimpiada e Shkencave Eksperimentale

Dy medalje argjendi fituan ekipet bullgare në Olimpiadën Evropiane të Shkencave Eksperimentale EOES 2024, e cila u mbajt nga 7 deri më 14 prill 2024 në Luksemburg, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nxënësit tanë garuan kundër 45 ekipeve nga..

botuar më 24-04-16 2.38.MD

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD