Zllatina Ruseva para premierës së dokumentarit “Kujtime të humbura”

“Ky film është një kërkim shumë, shumë i gjatë”

Një fragment nga filmi “Kujtime të humbura”

Mendime dhe krahasime mes historisë – e tillë, siç na e tregojnë, dhe mes ngjarjeve dhe proceseve – të tilla, të cilat në të vërtetë kanë qenë. Thënë shkurtimisht kjo është ideja e filmit dokumentar të Zllatina Rusevës “Kujtime të humbura”. Premiera e tij botërore është sonte në edicionin e 27 të “Sofia Film Fest”.

“Ky është një film për kujtesën tonë. – Në fakt kujtesa dhe historia janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Historia është diçka, të cilën e shkruajmë dhe e krijojmë, që të na shërbejë. Ajo ka funksione sociale. Kujtesa është diçka që është thellë brenda nesh dhe na lejon “të jemi në kohë”. Në film përdor ujin dhe lumin si simbol. Ka shumë studime se uji ka kujtesë, madje ruan emocione. Muzika gjithashtu është kujtesë – ajo është një perceptim ritmik i botës. Ideja e filmit është se kujtesa e muzikës e ngjall kujtesën e ujit dhe ai fillon “të na dërgojë” kujtimet e veta. Në fakt kemi një udhëtim njëkohësish në të tanishmen dhe në të kaluarën. Krijohet ndjenja se në anije hipin dy lloje pasagjerësh – bashkëkohorë tanët dhe një grup nga përpara 70-80 vitesh për shembull. Fillon udhëtimi, ndërsa muzikantët, duke e parë ujin, fillojnë t’i tregojnë kujtimet e veta, uji – gjithashtu. Për mua ky film ishte shumë i rëndësishëm, sepse kam ndjenjën se sot ne e kemi harrur kujtesën tonë. Brezat para nesh kanë qenë të lidhur shumë fortë me historinë. Ajo na jep identitet dhe na bën që të ndihemi krenar si popull. Një prej protagonistëve në film thotë: “Në e pranojmë historinë në mënyrën në të cilën na e kanë treguar. Ndërsa uji ndoshta e di historinë e vërtetë.” Në fakt ne mund të vëzhgojmë se si historia përsëritet dhe shumë prej gjërave të cilat ndodhin rreth nesh na kujtojnë për ngjarje, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve 30, 40 të shekullit XX. Nëpërmjet filmit ne “udhëtojmë” përmes tërë historisë evropiane, bahskë me muzikantë të shkëlqyeshëm dhe një grup udhëtarësh, të cilët janë në “festën e tyre të pafund”. Në fund mbetet çështja ku po shkojnë, çfarë është jeta, që duam ta përjetojmë, çfarë janë mësimet nga ngjarjet e kaluara." 

Le të rikujtojmë se para disa vitesh Zllatina Ruseva organizoi dy edicione të një festivali të pazakonshëm të quajtur “Kundër rrjedhës”. Skena ishte një kroçer, i cili nisej nga bregu bullgar i Danubit kundër rrjedhës së lumit. Në vendet ku akustonte kroçeri hipnin muzikantë, përfaqësues të kulturës përkatëse kombëtare. Që atëherë regjisorja na tha se video-materiali i këtij udhëtimi është i madh për nga vëllimi. Cilët janë protagonistët: "Në film ka muzikantë fantastikë – më shumë se 30 interpretues virtuozë, personalitete, të cilat ndikojnë mbi proceset muzikore dhe shpirtërore. Nga Bullgaria të tillë janë Petër Rallçev, Teodosi Spasov.... Kemi ndoshta grupin më të mirë rom në Evropë “Romengo”, Zoltan Lantosh, i cili është ndër dhjetë muzikantët më të mirë në botë Posaçërisht për premierën në Sofje mbërriti Misirli Ahmet – virtuoz i darbukës. Ai është një nga interpretuesit më të mirë i këtij instrumenti. Emrat janë kaq shumë se nuk mund t’i përmend. Muzika në film është e shumëllojshme dhe ky ishte një prej problemeve në montazh. Mendoj se arritëm ta kryejmë mirë punën tonë. Mund të them se ky film është një poemë muzikore. Tingulli i filmit krijon një realitet suplementar, marrëdhënie mes së kaluarës dhe së tanishmes dhe protagonisti kryesor mbetet lumi. Ne kërkonim zërin e lumit. Ky film ishte një kërkim i gjatë.”

Producenti i filmit është Ljubomir Georgiev – i shoqi i Zllatinës, me të cilin gjatë vitit 1989 themeluan në Belgjikë një qendër kulturore dhe kompaninë e producentit “Diogen”, organizuan Festivalin Ndërkombëtar të Kinemasë Dokumentare “Milenium”, Festivalin e Kulturës Bullgare në Bruksel etj. Në ekipin e dokumentarit “Kujtime të humbura” janë kamermani Pllamen Gerasimov, Marieta Çukovska – montazhiere, Mariana Vëllkanova – dizajn muzikor. Sonte më 8 mars pas premierës së filmit në kinemanë “Lymier” do të ketë një party muzikore me pjesëmarrjen e disa prej protagonistëve të filmit dhe miq të tyre.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Postimet e lidhura

Zllatina Ruseva për Festivalin e kulturës bullgare në Bruksel

Më 30 nëntor në kryeqytetin belg përfundon edicioni i tetë i festivalit  të kulturës bullgare atje. Le të rikujtojmë se ai organizohet  nga Qendra Kulturore “Diogen”, kurse themeluesja e tij dhe drejtoresha artistike është Zllatina Ruseva. Ajo..

botuar më 18-11-29 1.17.MD

Zllatina Ruseva: “Kësaj bote i mungon drita, prandaj dua të krijojë kinema për gjërat pozitive në jetë”

“Një prej ngjarjeve më të pritura në kuadrin e Sofia Film Fest është Panorama “Milenium”, e cila paraqet më të mirën e forumit me të njëjtin emër për kinemanë e pavarur dokumentare në Bruksel. “Milenium” është festivali i vetëm kinematografik botëror,..

botuar më 15-03-12 3.15.MD

Më shumë nga rubrika

Arti me kauzë i cili e hap shpirtin drejt dashurisë së pakushtëzuar

Arti është një shprehje e synimit drejt bukurisë dhe fluturimit të mendimit, ai e prek shpirtin edhe të njeriut të arsimuar, edhe të atij të pashkolluar, sepse buron nga zemra. Pikërisht përmes artit, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të shprehin veten..

botuar më 19-05-21 2.20.MD

Një fond i posaçëm do të popullarizojë trashëgiminë kulturore dhe historike të vendeve të Evropës Juglindore

Një fond të përhershëm bashkëpunimi në fushën e kulturës krijuan vendet e Evropës Juglindore. Vendimi për këtë ishte marrë në takimin e Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore në Sofje. Gjatë vitit të kaluar ky Këshill ishte nën..

botuar më 19-05-20 2.59.MD

“Një libër – shumë botime”

Me rastin e festës së shkrimit sllav dhe të kulturës bullgare – 24 maj, biblioteka regjionale “Dora Gabe” në qytetin Dobriç paraqet një nga veprat më të vlershme të ekspozitës “Një libër – shumë botime”. Në koleksion është edicioni i tretë i..

botuar më 19-05-19 11.45.PD