Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dizajnеrja Krasimira Stojneva pushtoi Londrën me veshje të punuara prej floku

Modistja Krasimira Stojneva  e zbulon flokun si një material i cili ofron mundësi të ndryshme për eksperimentim akoma në shkollën artistike në qytetin e saj të lindjes Plovdiv. Por ajo e zhvillon fantazinë e vet vite më vonë – kur studentët e modës në universitetin në Londrën Lindore marrin detyrën të eksperimentojnë me materiale jo tradicionale dhe ngjyra. Atëherë i vjen në mendje se mund të përdorë flokë artificial në vend të pendëve dhe ideja e saj është pranuar me entuziazëm nga pedagogët. Në këtë mënyrë floku kthehet në një markë të ruajtur dhe të mbrojtur të saj dhe pak nga pak e çon deri në skenat prestigjioze, mes të cilave dhe Java e Modës në Londër.

Pikturim, prerje, bërje të permanentit – kështu i bëj dizajnët e mi  – tregon Krasimira Stojneva. Shumë njerëz dhe më parë kanë përdorur flokë, por tek unë specifikja është  se unë pikturoj mbi të. Pasuria e ngjyrave lejon të mendohen gjëra të reja e të reja.” 

Kreativiteti dhe liria e saj të niset nëpër rrugën jo të rrahur është e vënë re akoma në universitet dhe Krasimira fiton dekoratën e revistës “Vogue” – “Musee X Vogue Talents – Young Vision Award”. Njohja i hap dyer të shumta – merr sponsorizim për debutim, udhëton deri në Indi dhe në kryeqytete të tjera të modës nëpër botë.

Koleksioni me të cilin u bëra përshtypje ishte punimi im i fundit si studente  dhe ishte zgjedhur për çeljen e shou-programit të universitetit” – kujtohet Krasimira. “Dhe po, floku gjithmonë ka marrë pjesë, sepse ai është mënyra ime e krijimit. Atyre u pëlqeu kombinimi i ri, guximi tek ngjyrat , në përgjithësi përzierja e materialeve të ndryshme, mes të cilave dhe gjëra të punuara me dorë nga Bullgaria. Koleksioni im ishte shumë i pasur me printime, të lidhura me popuj dhe kombe të ndryshme nga e gjithë bota – një “mishmash” i madh i kulturave. Frymëzimi im për të erdhi nga Londra, e cila është ngyrosur çuditërisht nga njerëzit, kulturat dhe botëkuptimet e larmishme.

Mes larmisë së këtij qyteti kozmopolit modistja e re takon dhe “Mbretëreshat e veta të ardhshme” për të cilat krijon dhe koleksionin e vet të parë. “Me të doja të tregoja se jam një vajzë e guximshme, e cila punon shumë, ka dëshira të mëdha dhe të shumta, ëndërron, por dhe se çdo grua mund të jetë mbretëreshë, mjafton që të punojë mbi këtë me një këmbëngulje të madhe”, deklaron ajo. Për veshjet frymëzohet nga këngëtarja Riana, të cilën e përfytyron në ngjyra të ndritshme dhe të spikatura. Dhe detyrimisht të lumtur – sepse gratë, të cilat ëndërrojnë për kurorë, rrëzojnë hare, ashtu si rrobat e saj.

Për një kohë të gjatë çuditesha se përse jam kaq e ndritshme, kaq e guximshme me ngjyrat – sepse disa nga veshjet e mia nuk janë për secilin, as mund të mbahen çdo ditë  – tregon Krasimira. Dhe kuptova se, prej kohe kam mbajtur në vetvete një zë, i cili nuk ka mundur të shprehet lirisht. Në fakt rrobat më ndihmojnë të shprehë veten, ato më japin guximin të jem e lirë.

Ashtu si ëndrrat e saj të themelojë  një “perandori të modes”, të cilën një ditë tre fëmijët e saj të mund ta trashëgojnë. Tani për tani modistja e zhvillon markën e saj në Londër, ku jep mësime të modës në universitetin e saj të dikurshëm dhe veshjet e saj shiten nëpër butikët më elitar. Por, me njërin sy shikon dhe drejt Bullgarisë, sepse do të donte që të kthehet në shtëpi. Dhe tanimë po hedh gurrëza të vogla nëpër rrugicën e ktimit në atdhe, duke qenë në kontakte të zahdueshme me fabrika bullgare, të cilat mund të prodhojnë modelet e saj. Duke folur për planet e saj më të afërta – do të japë mësime edhe në një universitete të tjetra në Londër, përsëri duke marrë pjesë në Javën e Modës në kryeqytetin britanik, do të udhëtojë deri në Nju Jork, Losë Anxhelos....

Sipas meje është shumë e rëndësishme të mund të gjesh vetveten dhe atë të cilën të pëlqen që ta bësh – mendon bullgarja. Duhet të eksperimentosh, të kërkosh gjëra të reja dhe nuk duhet të ndalosh, sepse atëherë bëhesh një modiste e rëndomtë. Prandaj është me një rëndësi të madhe vazhdimisht të zhytesh në të panjohurën, në qoftë se do që të jesh një zbulues.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD