Kandidatët e të gjitha sferave të biznesit konkurruan për investitor të vitit 2018

Autor:
Foto: BTA

Gjithsej 16 kompani arritën në finalet e konkursit “Investitori i vitit” për vitin 2018. Kandidatët për çmimin sivjet ishin mbi 90 nga të gjitha sferat e ekonomisë, teknologjive të informacionit, shëndetësisë, shkencës etj. Cilat janë kriteret, sipas të cilave u shpallën fituesit në kategoritë e veçanta dhe me se klima e biznesit te ne i tërheq investitorët? Kësaj pyetjeje iu përgjigj Stamen Janev - drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve, e cila e organizoi konkursin:

“Kriteret, sipas të cilave u zgjodh investitori i vitit ishin vëllimi i investimeve, vendet e reja të punës, prania në bashkinë, ku operon, rëndësia për zhvillimin e saj, përmirësimi i mjedisit social. Klima e biznesit te ne është shumë pozitive. Gjithnjë e më shumë biznese bullgare e zgjerojnë vëllimin e vet, ndërsa interesi i investitorëve të huaj është gjithnjë e më i madh. Të gjitha kushtet e shtetit bullgar – stabiliteti politik dhe ekonomik, prania gjeostrategjike, të rinjtë e talentuar dhe njëkohësisht sistemi i mirë tatimor, si dhe shumë masa inkurajuese, e gjithë kjo çon në këto rezultate – rritje e dyfishtë e projekteve të investimit në krahasim me vitin 2017.”

Një rritje e tillë sipas Janevit vëzhgohet edhe në sferën e industrisë automobilistike, logjistikës, transportit dhe të sektorit IT.

Një prej çmimeve më të rëndësishme në kuadrin e ceremonisë “Investitor i vitit” ishte ai për “Investime në kapitalin njerëzor”. Këtë dekoratë e mori kompania “Visteon Electronics”, e cila është e specializuar në prodhimin e elektronikës së specializuar automobilistike. Klientët e saj janë liderë amerikanë, gjermanë, japonezë dhe koreanë në makinëndërtim. Drejtori i kompanisë Ivan Mihajllov i quajti investimet te njerëzit kyçe për biznesin, sepse pikërisht ato janë ambasadorët e firmës para klientëve të saj.

Një interes të madh shkaktoi edhe çmimi në kategorinë “Startup”. Këtë dekoratë e mori kompania, e cila zbulon molekula të reja për ilaçe, të cilat përdoren për terapinë e sëmundjeve të ndryshme onkologjike, neurologjike, të zemrës, si dhe të sëmundjeve të rralla.

“Micar Innovation” investon që prej tre vitesh në zbulimin e molekulave të reja për ilaçe –thotë Dimitër Dimitrov, kryedrejtor ekzekutiv i kompanisë.Rruga jonë është e qartë – klienti përfundimtar janë kompanitë e mëdha farmaceutike. Për ne është me rëndësi të arrijmë të licencojmë dhe të vërtetojmë dobitë e kësaj molekule para ndonjë kompanie të madhe, e cila ta blejë molekulën dhe t’i vazhdojë analizat.”

Aktualisht portofolioja e kompanisë përmban 10 molekula të reja për ilaçe. Vërtetimi i efikasitetit të tyre tani për tani është në etapa të ndryshme. Në një etapë më të përparuar janë analizat e molekulave, që përdoren për ilaçe kundër dhimbjes kronike, kancerit të pankreasit dhe melazmës.

Ditën, kur e mori çmimin për startup të vitit, kompania kishte një prezantim prej 30 minutash në kuadrin e një debati në fushën e intelektit artificial dhe të aplikimit të tij në zbulimin e molekulave të reja për ilaçe në një forum kushtuar bioteknologjive në qytetin zviceran Bazel. Në ëtë morën pjesë të gjitha kompanitë e mëdha farmaceutike, që krijon premisa për vendosjen e kontakteve dhe bashkëpunimeve të ardhshme.

Gjatë ceremonisë u dorëzuan edhe çmime në kategoritë “Investime të gjelbra”, “Investime në zgjerimin e biznesit”, si dhe për bashki më të suksesshme. Si e tillë u shpall Vraca, e cila e mori këtë dekoratë për shkak të punës serioze të bashkisë për shndërrimin e qytetit në një destinacion atraktiv për investime. Tre investitorë të mëdhenj e kanë zgjedhur Vracën, që ta zgjerojnë prodhimet e tyre, ndërsa aktualisht zhvillohen bisedime me akoma dy të tjera.

Çmimi “Investitor Nr. 1 i vitit 2018” u mor nga vargu ndërkombëtar për shitje me pakicë për shtëpinë “JZSK”. Historia e tij filloi gjatë vitit 1979, kur kompania hapi dyqanin e vet të parë në qytetin e dytë për nga madhësia në Danimarkë – Orhus. Sot kompania disponon mbi 2700 dyqane në 51 shtete në botë, ndër të cilat është edhe vendi ynë. Kompania ka investuar në Bullgari 200 mln leva (rreth 100 mln euro) dhe ka zbuluar 300 vende pune dhe në këtë mënyrë e ka ndihuar vendin tonë që të zërë pozita stabile në hartën e investimeve në Evropë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Me moton “Zhvillim, Paqe dhe Prosperitet” filloi ndërtimi i lidhjes së gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë

Projekti i interkonektorit të gazit midis Bullgarisë dhe Greqisë, i njohur akoma si ICGB, është me një rëndësi kyçe për të dyja vendet, por dhe për Ballkanin, Evropën dhe botën për shkak të diversifikimit dhe sigurisë së furnizimeve. Në fshatin..

botuar më 19-05-23 3.25.MD

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në..

botuar më 19-05-17 3.04.MD
Kallojan Stajkov

Përparësitë konkurruese të Bullgarisë në Ballkan

Në sfondin e shteteve të tjera ballkanike Bullgaria është një vend i mirë për investime, mendon ekonomisti Kallojan Stajkov nga Instituti për Ekonomi Tregtare. Kur investitorët vlerësojnë kushtet në shtetin tonë, ata informohen shumë mirë për të..

botuar më 19-05-09 3.16.MD