Debutimi i Sonja Jonçevës në Budapest

Foto: sonyayoncheva.com

Në fakt kjo ishte një festë  në të gjitha kuptimet e fjalës – për mua, sepse u zhvillua në prag të festës tonë kombëtare bullgare, por natyrisht ishte dhe festëpër publikun në Budapest. Koncerti gala ishte më 2 mars me pjesëmarrjen e Sonja Jonçevës – debutimi i saj në Budapest. Përndryshe ajo ka kënduar dhe më parë në Hungari – gjatë vitit 2016, në festivalin e operës “Bartok plus” në Mishkollc.

Atmosfera ishte shumë e ngritur, tepër festive. Ky është koncerti gala tradicional, në të cilin gjatë viteve të fundit miq kanë qenë  këngëtarë botërorë të operës si Placido Domingo. Sonja Jonçeva ishte pritur me një entuziazëm të madh edhe nga muzikantët dhe nga publiku. Unë pata fatin të jem në radhën e parë dhe të ndiej emocionin e saj, siç dhe emocionin në sallë.

Ishte një darkë shumë e bukur, e përmbushur me një muzikë italiane të operës. Sonja Jonçeva ia kishte përkushtuar të gjithë paraqitjen e saj muzikës së Puçinit në lidhje me 160-vjetorin e lindjes së kompozitorit. Para publikut hungarez ajo interpretoi arie nga “Manon Lescaut”, “Madam Butterfly”, “Bohemi” si dhe duetin e Mimit dhe Rudollfos në partneritet me një nga tenorët e njohur hungarez. Veprat tingëlluan në mënyrë të veçantë në sfondin e dekoreve, të cilat paraqisnin Parisin me dritë nate. Në fund theksi, mes duartrokitjeve të shumta, ishte aria “O mio babbino cago” nga Xhani Skiki”. Me të vërtetë ishte shumë emocionuese, sepse kështu siç duartrokiste  publiku me frymëzim, Sonja Jonçeva i dha shenjë dirigjentit, orkestra filloi të ekzekutojë dhe ajo filloi të këndojë me një lehtësi të madhe. Njeriu ndien harmoninë e përsosur të zërit të saj. Kuptohet se që të gjithë e dimë se pas kësaj lehtësie qëndron një punë shumë këmbëngulëse, derisa arrihet niveli i kësaj përsosmërie.

Sonja Jonçeva dukej shumë bukur. Në pjesën e dytë e koncertit gala ajo doli me po të njëjtin fustan në ngjyrën bojëqielli, me të cilin ishte dhe në “Oskaret”. Këngëtarja ka një karizëm të pabesueshëm, një trup të gjatë, dhe përveç me zërin ajo e zotëronte skenën dhe me sjelljen e saj. Një divë e vërtetë!

Pranë meje qëndronte një zotëri i moshuar nga Beogradi, me të cilin u njohëm. Ai tregoi se, babai i tij ka qenë një këngëtar operistik, kurse vet ai prej shumë viteve është adhurues  i operës. “Prej viteve nuk kam takuar një soprano të tillë me një zë kaq të pasur dhe të thellë si Sonja Jonçeva” – më tha ai. Ai ndau po kështu emocionin e tij gjatë kohës së recitaleve dhe të këngëtarëve të tjerë të mëdhenj bullgar. Tha akoma se këngëtarja e tij e dashur është Anna Tomova-Sintova. Kjo dëshmon se dhe në skajin tonë të Evropës  dhe në të gjithë Evropën, dhe në të gjithë botën këngëtarët bullgarë të operës janë të vlerësuar shumë lartë. Ata provokojnë emocione, njerëzit udhëtojnë  posaçërisht për koncertet e tyre, ashtu si dhe unë udhëtova posaçërisht nga Sofja për në Budapest për koncertin e Sonja Jonçevës. Kishte dhe shumë njerëz të tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për debutimin e saj në Budapest.

Televizioni kombëtar hungarez xhironte gjatë gjithë kohës dhe koncerti gala shumë shpejt do të transmetohet.

Korrespondencë e gazetarit Ivajllo Spasov për Radion Kombëtare Bullgare

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

“Muzika e Turqisë” propozon një “festë të vërtetë me flaut”

Ansambli i flautit i Stambollit  “Istanbul Flute Ensemble” vjen sot 18 mars për vizitë në sallën e dhomës “Bëllgaria”. Koncerti është pjesë nga “Muzika e Evropës 2” – një seri aktivitetesh muzikore, që ka filluar në fillim të vitit 2019. Tanimë..

botuar më 19-03-18 4.09.MD

Vasko Krëpkata tregon për turneun e vet në Australi dhe në Zelandën e Re dhe për 30 vjetorin e krijimit të grupit “Poduene Blues Band”

Revoltues, këngëtar i muzikës blues, kitarist dhe për më tepër një njeri me zemër tepër të madhe – me dy fjalë ky është Vasill Georgievi ose i mirënjohuri si Vasko Krëpkata (Arna). “Arna” e tij është kënga. Përmes teksteve të tij ai gjithmonë ka qenë..

botuar më 19-03-17 1.05.MD

Sot kremtojmë përvjetorin e 120 të lindjes së kompozitorit të madh Panço Vlladigerov

Kompozitori i famshëm bullgar Panço Vlladigerov ka lindur më 13 mars, kurse disa orë më parë – më 12 mars ka lindur binjaku i tij Ljuben. Të dy kanë studiuar më parë në Bullgari dhe pastaj në Gjermani. Ljuben është violinist, kurse Pançoja –..

botuar më 19-03-13 3.04.MD