18 medalje fituan gjimnastet bullgare në Lisbonë

Foto: fbgr.org/

18 medalje, prej tyre 5 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta fituan gjimnastet tona tek gratë dhe vajzat në turneun e gjimnastikës ritmike në kryeqytetin portugez Lisbonë. Fituesja në shumëgarëshin tek gratë Nevjana Vlladinova fitoi titujt në finalet me top, shkopinj dhe fjongo, kurse me rreth përfundoi e dyta. Fituese në vallen me rreth është Borjana Kalejn, e cila u dekorua me bronz dhe në vallen top. Katrin Taseva  fitoi dy medalje të argjendta në finalen me top dhe dy të bronzta me litar dhe me shkopinjë, Stiljana Nikollova është me argjend me shkopinj dhe me bronz me top, kurse Krasimira Ilieva mori medalje të argjendtë me fjongo.


Më shumë nga rubrika

Futbollistët e skuadrës “Levski” vazhdojnë në kualifikimet për Ligën Evropa

Skuadra e “Levskit” u klasifikua për rrethin e dytë kualifikues të Ligës Evropa, pasi mundi skuadrën sllovake Ruzhomberok me 2:0 në revanshin në Sofje dhe mënjanoi kundërshtarin me një rezultat të përgjithshëm 4:0. Në rrethin tjetër të garës më 25..

botuar më 19-07-19 10.33.PD
Canko Cankov

Kampioni kombëtar i notimit Canko Cankov notoi Gjirin e Burgasit për 14 orë

Notari 31 vjeçar Canko Cankov notoi Gjirin e Burgasit nga kepi Emine deri te kepi Maslen nos në Detin e Zi. Ai startoi më 17 korrik në orën 6:20 dhe 14 orë, 24 minuta e 34 sekonda më vonë arriti pikën e fundit. Distanca e kësaj maratone në ujëra të hapura..

botuar më 19-07-18 4.25.MD

Kampioni bullgar i futbollit ra nga Liga e Kampionëve

Kampioni i futbollit i Bullgarisë Lludogorec ra nga Liga e Kampionëve akoma në rrethin fillestar paraprak, pasi lejoi një humbjeje të dytë nga Ferencvaroshi hungarez. Në qytetin Razgrad miqtë fituan me 3:2, pas një loje jashtëzakonisht të dobët..

botuar më 19-07-18 10.55.PD