18 medalje fituan gjimnastet bullgare në Lisbonë

Foto: fbgr.org/

18 medalje, prej tyre 5 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta fituan gjimnastet tona tek gratë dhe vajzat në turneun e gjimnastikës ritmike në kryeqytetin portugez Lisbonë. Fituesja në shumëgarëshin tek gratë Nevjana Vlladinova fitoi titujt në finalet me top, shkopinj dhe fjongo, kurse me rreth përfundoi e dyta. Fituese në vallen me rreth është Borjana Kalejn, e cila u dekorua me bronz dhe në vallen top. Katrin Taseva  fitoi dy medalje të argjendta në finalen me top dhe dy të bronzta me litar dhe me shkopinjë, Stiljana Nikollova është me argjend me shkopinj dhe me bronz me top, kurse Krasimira Ilieva mori medalje të argjendtë me fjongo.