18 medalje fituan gjimnastet bullgare në Lisbonë

Foto: fbgr.org/

18 medalje, prej tyre 5 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta fituan gjimnastet tona tek gratë dhe vajzat në turneun e gjimnastikës ritmike në kryeqytetin portugez Lisbonë. Fituesja në shumëgarëshin tek gratë Nevjana Vlladinova fitoi titujt në finalet me top, shkopinj dhe fjongo, kurse me rreth përfundoi e dyta. Fituese në vallen me rreth është Borjana Kalejn, e cila u dekorua me bronz dhe në vallen top. Katrin Taseva  fitoi dy medalje të argjendta në finalen me top dhe dy të bronzta me litar dhe me shkopinjë, Stiljana Nikollova është me argjend me shkopinj dhe me bronz me top, kurse Krasimira Ilieva mori medalje të argjendtë me fjongo.


Më shumë nga rubrika

Maratonisti Krasimir Georgiev: “Shqipëria më bëri përshtypje të madhe, njerëzit janë të jashtëzakonshëm”

Maratonisti Krasimir Georgiev realizoi me sukses sfidën e vet të radhës duke e kaluar me vrap distancën nga kryeqyteti detar i Bullgarisë - Varna deri në Durrësin e Shqipërisë. Pavarësisht nga problemet, të cilat i ka pasur dhe nga lodhja, është i..

botuar më 19-06-11 11.47.PD

Fitorja historike e “Dardanëve” në Sofje

Kosova arriti një fitore historike, duke mundur kombëtaren bullgare të futbollit, me rezultat 2-3, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje. Bullgaria dhe Kosova u ballafaquan në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020. Kjo është ndeshja e katërt me radhë të..

botuar më 19-06-11 10.30.PD

Bullgaria u radhit në vend të dytë në Evropë në boksin për adoleshentë dhe adoleshente

Bullgaria përfundoi në vend të dytë në klasifikimin për nga numri i medaljeve në Kampionatin Evropian për të rinj dhe të reja, që u zhvillua në Galac të Rumanisë. Skuadra jonë kthehet me tri medalje të arta tek adoleshentët dhe me argjend te vajzat...

botuar më 19-06-03 11.07.PD