18 medalje, prej tyre 5 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta fituan gjimnastet tona tek gratë dhe vajzat në turneun e gjimnastikës ritmike në kryeqytetin portugez Lisbonë. Fituesja në shumëgarëshin tek gratë Nevjana Vlladinova fitoi titujt në finalet me top, shkopinj dhe fjongo, kurse me rreth përfundoi e dyta. Fituese në vallen me rreth është Borjana Kalejn, e cila u dekorua me bronz dhe në vallen top. Katrin Taseva fitoi dy medalje të argjendta në finalen me top dhe dy të bronzta me litar dhe me shkopinjë, Stiljana Nikollova është me argjend me shkopinj dhe me bronz me top, kurse Krasimira Ilieva mori medalje të argjendtë me fjongo.
Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..
Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..
Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..