50 vjet nga transplantimi i parë i suksesshëm në Bullgari

Si themelues i transplantimeve në Bullgari u dallua profesori Hristo Kumanov (djathtas). Dallimin e dorëzoi zëvendës ministri i shëndetësisë Bojko Penkov (majtas)

Ideja të bëhet transplantimi i parë në Bullgari lindi në mënyrë spontane, në kohën e një raportimi mëngjesor mjekësor në vitin 1964. Atëherë shefi i Klinikës së Urologjisë pranë Institutit Ushtarak Mjekësor, siç quhej në atë kohë spitali, profesor Stojan Llambrev dha pajtimin e tij për këtë. Përgatitja e ekipit për transplantimin e parë filloi me operimin e 22 qeneve pa racë. Katër vjet më vonë, më 1 shkurt të vitit 1969 u bë fakt edhe transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave në vend. Në ekipin e operimit ishin profesori Stojan Llambrev - udhëheqës, profesori Nikolla Atanasov dhe profesori Hristo Kumanov – asistentë, dhe anesteziologu Georgi Tanev. Tani 50 vjet më vonë, bilanci është 1500 pacientë me transplantim të suksesshëm të veshkave në Spitalin Aleksandrovska. Ekipi i urologëve, imunologëve dhe anesteziologëve hartoi një program për zhvillimin e transplantimit të veshkave në vend, si dhe parime për zgjedhjen dhe përgatitjen e donatorëve dhe recipientëve. Si rezultat i përvojës së grumbulluar tashmë bëhet një seleksionim preciz i intervencioneve kirurgjike, i procedurave të eksplantimit dhe ruajtjes së organeve të ndryshme. Në sajë të rasteve të shumta klinike të përshkruara nga specialistët, brenda 50 viteve të fundit shkenca e transplantologjisë në Bullgari u pasurua shumë.

Që atëherë u vu fillimi i bashkimit multidisciplinar i specialistëve, i organizimit dhe i punës në ekip, gjë që sot jep rezultate të mira” – theksi docenti Marin Georgiev, shef i Klinikës së Urologjisë pranë Spitalit Universitar Shumë Profilesh për Mjekim Aktiv “Aleksandrovska”,  ku u organizua shënimi solemn i traditës gjysmëshekullore të transplantimeve tek ne. Sipas docentit Georgiev që nga fillimi e deri më sot Klinika u afirmua si lidere në fushën e transplantimeve.Në Klinikën tonë disponojmë 4 ekipe të përgatitura mirë, të cilat 24 orë për ditë dhe 365 ditë në vit mund të përballojnë çdo situate. Kishte raste kur brenda dy ditëve bëmë nga pesë transplantime. Disponojmë resursin e domosdoshëm dhe njerëzit, të cilët shpesh donatojnë punën e spitalit me dëshirën, me punën, me netët pa gjym. Tjetër është çështja se ka çfarë për t’u përsosur. Prapëseprapë, ekzistojnë të gjitha premisat që e ardhmja e transplantimeve në Bullgari të zhvillohet në vijë ashendente. Prapa çdo transplantimi i suksesshëm qëndrojnë njerëz – mjekë, të cilët nisën një punë prej pionieri në mjekësi në vite të vështira, mbijetuan kohën dhe lënë pas vetes nxënës, të cilët edhe më sot vazhdojnë veprën e nisur prej tyre. Jemi krenar, se doajenët e mjekësisë së transplantimeve nuk e braktisën vendin, por vazhdojnë të punojnë me ne. Profesorët tanë zgjodhën të mbeten në Bullgari, për të mbrojtur jetën e pacientëve të tyre, për t’i transmetuar dituritë brezit në rritje.

Doktori Koljo NikollovNë lidhje me jubileun u dorëzuan edhe çmime për kontribut në transplantologjinë bullgare. Ndër të dalluarit janë profesor doktor Hristo Kumanov si themelues i transplantimeve i veshkave tek ne dhe doktor Koljo Nikollov – profesori i kirurgëve dhe urologëve në vitet 60-të të shekullit XX, gjithashtu themelues i transplantimeve të veshkave. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve zëvendës ministri i shëndetësisë doktor Bojko Penkov tha, se Bullgaria ishte ndër shtetet e para në Evropë, në të cilin që në mesin e shekullit të kaluar u realizuan me sukses transplantime të veshkave. Problemi kryesor tani është mungesa e donatorëve në vend. Doktori Penkov theksoi, se Ministria e Shëndetësisë do të nisë një fushatë për donatorë, e cila do të përfshijë një kartë me mbishkrim “Jepni jetë”, e cila do të mbahet me dokumentet personale. Nëpërmjet saj secili mund të shprehë pajtimin e vet për dhurimin e organeve në rast të incidentit të papritur. Në se njeriu nuk dëshiron të përfshihet në programin e dhurimit, atëherë karta mund të asgjësohet.

Aktualisht në Klinikën e Transplantimeve pranë Spitalit Aleksandrovska kontrollohen 670 pacientë me transplantime. Koha më e gjatë e jetës së një pacienti të tillë tek ne është 32 vjet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA

Më shumë nga rubrika

Kontrata e martesës si rezultat i kulturës së rritur financiare të bullgarëve

Kontrata martesore është diçka e re në legjislacionin bullgar. Si një institut i drejtësisë familjare është aplikuar më 1 tetor 2009 me hyrjen në fuqi të Kodit të ri të Familjes. Deri atëherë çdo gjë e fituar gjatë kohës së martesës është..

botuar më 19-03-19 1.25.MD

Çaste të kapura nga afër dhe nga larg ruajnë kujtesën bullgare

Në atdheun e skulptorëve dhe piktorëve   më të mëdhenj – Itali, statuja e Leonardo da Vinçit, e cila pret dhe përcjell turistët nga mbarë bota në aeroportin “Fiumiçino”, është vepër e një bashkatdhetari tonë. Quhet Asen Pejkov, por janë pak..

botuar më 19-03-19 12.29.MD
Ilijana Jotova:

“Arsim pa kufi” – mundësi për mësim dhe realizim në mbarë botën u paraqitën në Sofje

Në vazhdim të dy ditëve (15 dhe 16 mars) të rinjtë që kërkojnë universitete të përshtatshme dhe mundësi për zhvillim, patën shansin të njihen me programet e paraqitura për arsim, për stazh dhe për punë në kuadrin e ekspozitës “Arsim pa kufi” dhe..

botuar më 19-03-18 3.24.MD