Bullgarja Deljana Llazarova fiton Konkursin Ndërkombëtar të Dirigjentëve në Tiranë

Foto: ®Maria Diez

Në skenën e Universitetit të  Arteve në Tiranë u konkurruan 3 finalistët të cilët ishin pjesë e Finales së Madhe të konkursit unik për Shqipërinë NRTA Conducting Competition. Dirigjentët pjesëmarrës interpretuan me orkestrën e Radiotelevizionit Shqiptar. Tre finalistët ishin Andrew Joon Choi – Korea e Jugut, Ji Yujue – Kina dhe Delyana Lazarova – Bullgaria.

Në natën finale në fund të javës së kaluar të tre dirigjentët drejtuan orkestrën e RTSH-së me 2 vepra. Pas drejtimit të konkurrentëve  juria e përbërë nga personalitete ndërkombëtare të botës muzikore nderoi me çmimin e parë dirigjenten Deljana Llazarova. Një dirigjente e re në moshe por me eksperiencë në drejtim me orkestra të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropë e Azi. Ajo është përzgjedhur si dirigjente edhe në Festivalin Aspen Music që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Fituesja bullgare e vendit të parë Deljana Llazarova do të ketë mundësinë e artë për të drejtuar orkestra me emër në Hungari, Norvegji, Itali, por njëkohësisht do të jetë pjesë edhe e programit të stinës koncertore të Orkestrës së RTSH-së. Mundësi mjaft të mira janë rezevuar edhe për 2 finalistët e tjerë. Ata do të sigurojnë koncerte në skenën shqiptare, por dhe me orkestra me emër në Evropë dhe në botë.

Nga data 2 deri më datën 4 mars 75 dirigjentë nga 35 shtete të ndryshme të botës drejtuan Orkestrën Simfonike të RTSH-së. Konkursi ndërkombëtar i dirigjeneteve “NRTA Conducting Competition” u organizua për herë të parë në Shqipëri nga Radiotelevizioni Publik dhe Agjensia “Classics Management”, e cila ka si qëllim promovimin e artistëve të rinj dhe mundësinë që ata të jenë pjesë e elitës muzikore. Njëkohësisht kjo agjenci zhvillon masterklase, organizon koncerte, turne si dhe  vë në skenë vepra të ndryshme me orkestra ndërkombëtare. Konkursi ndërkombëtar i dirigjentëve është themeluar në vitin 2015, si një projekt ambicioz me Orkestren Sinfonike hungareze MAV. Rrugëtimi artistik përfshiu disa shtete me traditë në muzikën klasike si Italia, Franca, Hungaria, por edhe të tjera shtete si Greqia apo Kazakistani.


Më shumë nga rubrika

Breza të ndryshëm të yjeve bullgare në “Javët muzikore të Sofjes”

Festivali i pesëdhjetë ndërkombëtar “Javët muzikore të Sofjes” do t’u japë skenë muzikantëve të shumtë bullgarë, të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe tanimë janë të afirmuar nëpër botë, por dhe të rinjve të cilët aktualisht fillojnë karrierën e tyre...

botuar më 19-05-22 3.59.MD

Vanja Moneva: Jemi të lumtur, se mesazhi ynë arrin deri tek publiku

I krijuar gjatë vitit 2002 “Festivali i Pashkës” në Moskë është një nga forumet më të konsiderueshme muzikore me një përpjesëtim botëror. Iniciativa për themelimin e tij është e dirigjentit të njohur rus Valerij Gergiev – drejtor i teatrit “Marinski”..

botuar më 19-05-16 1.08.MD

Mario Angjellov: “Muzikë për piano” është një prelud ndaj koncertit të ardhshëm të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

“Muzikë për piano” është titulli i programit të cilin Mario Angjellov e prezanton më 12 maj në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare. Do të tingëllojnë vepra tl Allfred Shnitke, Bah, Hajdn, Mozart dhe Betoven. Një pianist në Orkestrën Simfonike..

botuar më 19-05-12 8.30.PD