Vlladimir Ilievi fitoi medaljen historike të argjendtë në disiplinën individuale në 20 km në Kampionatin Botëror të biatlonit në Jostersund, Suedi. Medalja është e para për biatlonistët bullgarë në një forum të tillë. Ilievi përfundoi me 19 qitje të suksesshme nga 20 gjithsej dhe pas një vrapimi shumë të mirë me skitë mbeti në 1 minutë, 8 sekonda dhe 7 të qindta pas fituesit Arnd Pajfer, i cili ishte pa gabime në qitjen. Medalja e bronztë mbeti për Tarej Bjo, i cili me një gabim mbeti me 1 sekondë pas bullgarit.
Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..
Presidenti Rumen Radev do të hapë turneun ndërkombëtar Sofia Karate Open 2024 – Kupa e Presidentit të shtunën, më 20 prill. Ngjarja sportive mbahet për herë të 11-të. Këtë vit, më shumë se 1500 pjesëmarrës nga 20 vende do të marrin pjesë në të. Turneu..
Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..