“Thesari bullgar” – një udhëtim marramendës nëpër natyrën, historinë dhe kulturën e Bullgarisë

Më 12 mars në Lidhjen e arkitektëve në Sofje u prezantua botimi luksoz dygjuhësh /bullgarisht-anglisht/ i albumit “Thesari bullgar”. Në 450 faqe mbi 1000 fotografi zbulojnë monumente interesante  dhe pak të njohura nga historia e Bullgarisë dhe natyrën e saj.

Në të shihet puna e gazetarëve, fotografëve dhe udhëtarëve të pasionuar Nikollaj Genov dhe Rumjana Nikollova. Ata janë autorë të librave të shumtë, të cilët tregojnë për vendet më ekzotike nëpër botë dhe pohojnë se, tema bullgare është ndër më të kërkuarat.


“Ky është libri i dytë i ngjashëm. Kur doli albumi “Bullgaria: natyra, njeriu, qytetërimet” doli se, mbetën kaq shumë tema dhe fotografi, saqë vendosëm t’i mbledhim në këtë libër të ri. Dhe me gëzim vëmë re, se mbetën fotografi dhe për një libër të tretë, që mbase do të jetë qëllimi ynë i ardhshëm, sepse Bullgaria e ka historinë e vet, ajo është udhëkryqi gjeografik i qytetërimeve, këtu kanë kaluar popuj tëndryshëm me kulturën e tyr. Këtu ka kaq shumë artefakte, për të cilët është shumë mirë që bota të mësojë, me qenë se për ta nuk dihet mjaftë” – thotë Nikollaj Genov.


“Bullgaria është pafund”  – nënvizon Rumjana Nikollova. “Në të mund të udhëtosh jo vetëm fizikisht duke vizituar vendet e saj interesante, por dhe në të kaluarën. Shumë pak vende nëpër botë mund të lavdërohen me një bollëk të tillë dhe një larmi të madhe të monumenteve historike dhe me natyrë të tillë. Ne duhet jo vetëm të jemi krenarë se kemi lindur në një vend të tillë, por dhe ta vlerësojmë, ta duam dhe të punojmë  për këtë ai të lulëzojë, dhe të vazhdojmë të shkruajmë  historinë tonë të lavdishme”.

Të dy autorët zbulojnë me fotografitë e tyre për banesat nga periudha e neolitit rreth qytetit Stara Zagora, për agimin e qytetërimit evropian, për floririn më të vjetër të punuar në botë, për fenomenet natyrore, traditat dhe shumë të tjera. Në album është treguar dhe trashëgimia bullgare e përfshirë në listën e UNESKO-s.


Në “Thesarin bullgar” kemi mbledhur çdo gjë, e cila e bën Bullgarinë e vlefshme në historinë e botës dhe në natyrën e planetit”  – sqaron Rumjana Nikollova. Këto janë objekte, fakte historike, fenomene natyrore, të cilat e bëjnë vendin tonë unik. Këtu sot mund të shikojmë gjurma nga koha kur ka zënë fill jeta e planetit tonë, bile gjurmë nga katastrofa të ndryshme që kanë ndodhur në kontinente të tjera para milionë vjetëve. Grekopiteku i cili qëndron në fillimin e vargut të evolucionit njerëzor, po kështu ka lënë gjurmët e tij këtu. Dhe e gjithë kjo, si dhe shumë fakte të tjera formojnë një thesar të madh që meriton që të shihet nga bota dhe të vlerësohet.

Deri më 15 mars në sallën numër 1 të Lidhjes së Arkitektëve, vizitorët mund të vizitojnë  dhe ekspozitën me 27 fotografi të zgjedhura nga albumi.


“Donim që të ketë një larmi, të tregojmë kisha, piktura murale, monumente parahistorike, thesare prej argjendi dhe floriri nga koha e trakëve, tradita të ndryshme/. Kështu tregojmë larminë dhe pasurinë tonë dhe ekspozita jep një vështrim të përgjithshëm për vendin. Më gëzon fakti se bëhen ekspozita për Bullgarinë, sepse nuk është e detyrueshme të udhëtojmë  nëpër botë, thesaret e shtrenjta, të pavlefshme, të cilat mund t’i tregojmë me anë të fotove i kemi shumë afër – brenda kufijve të vendit tonë. Ne i kemi borxh të madh historisë dhe natyrës sonë, sepse mund të tregohet shumë për Bullgarinë dhe për të vazhdimisht duhet të promovohet” – është kategorik Nikollaj Genov.

Kujt i është drejtuar albumi “Thesari Bullgar”?

“Është për ne, bullgarët, për edhe për tërë botën”  – përgjigjet Rumjana Nikollova. “Për ne kjo mund të jetë arsye që të jetojmë  me më shumë gëzim në këtë tokë, të shikojmë se çfarë thesaresh kemi dhe të bëjmë çdo gjë të mundur t’i ruajmë dhe t’i shumojmë. Për botën mesazhi është: ejani dhe shikoni se cila është Bullgaria, sa shumë bukuri të pavlefshme, thesare dhe monumente interesante historike mund të gjeni këtu!

Dy ekspozitat jashtëzakonisht të suksesshme në Brazil, tirazhi i madh i albumit të mëparshëm, si dhe botimi i tij në variantin frëngjish-anglisht gjatë kohës së ekspozitës, kushtuar Bullgarisë në Luvër gjatë vitit 2015, i detyrojnë Nikollaj Genovin dhe Rumjana Nikollovën me kënaqësi të pohojnë se projekti i tyre me të vërtetë është i suksesshëm!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Anton Mitov, “Fshataret bëjnë pazar në Sofje”

Pallati i Arteve të Bukura i Sofjes na ofron një “udhëtim në kohë”

Për më shumë se 10 muaj (nga 1 marsi i vitit 2019 deri më 12 janar të vitit 2020) në qendër të kryeqytetit mund të shihet një ekspozitë origjinale me titull “Pallati për artin”. Ajo përbën një udhëtim në kohë, kur godina qendrore e Galerisë Kombëtare me..

botuar më 19-03-17 11.30.PD

Galeria e Arteve Figurative e Sofjes paraqet koleksionin e vet prej video-artit modern bullgar

Galeria e Arteve Figurative e Sofjes paraqet koleksionin e vet prej video-artit modern bullgar. Ekspozita paraqet seleksionimin e video-veprave prej fondit të galerisë, të cilat komentojnë probleme sociale në shoqërinë bullgare gjatë viteve të..

botuar më 19-03-16 10.35.PD

“Biseda për gra” në shtëpinë e Serjakovit

Në muajin më të butë dhe ledhatues, në të cilin festojmë ardhjen e pranverës dhe ditën e Shën Vangjelizmoit , shtëpia e vjetër e Serjakovit na ofron “Biseda për gra” – një ekspozitë me portretet e 27 zonjave me fytyra, fate dhe role të ndryshme jetike...

botuar më 19-03-14 3.43.MD